×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohet në Bosnjë djali i bosit shqiptar të drogës me lidhje në Meksikë e Amerikën Latine

Njësitë speciale të Bosnje-Hercegovinës kanë vënë në pranga Elvis Kelmendin, djalin e bosit shqiptar të drogës, Naser Kelmendit me origjinë nga Peja. Ai u arrestua në Neum të Bosnjës të martën, së bashku me dy shoqëruesit e tij dhe akuzohet për trafik droge, krim të organizuar, falsifikim dokumentesh dhe plagosje. Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit të koduar “Rez”, organizuar nga MBP-ja e kantonit të Sarajevës dhe MBP-ja e HNK-së.

Sipas njoftimeve nga mediat boshnjake, në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona: Elvis Kelmendi 44 vjeç, Slobodan Tomanić 51 vjeç, Harun Babić 22 vjeç, Anel Sejfovic 35 vjeç, Ajlin Ahmić 38 vjeç, Amer Pehlić 38 vjeç dhe Armin Kulashević 38 vjeç. Operacioni, në të cilin marrin pjesë njësitë speciale të MPB-së të kantoneve të Sarajevës dhe Mostar-Neretvës, është kryer nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, me urdhër të gjykatës shtetërore. Në bazë të njoftimit zyrtar të policisë boshnjake: “Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim mbledhjen e provave materiale”.

Emri i Elvis Kelmendit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi së bashku me vëllezërit dhe babanë e tij janë përfshirë në kartelet kriminale të Meksikës dhe Amerikës Latine. Probleme me ligjin Kelmendi ka pasur edhe më herët, ku në vitin 2010 është akuzuar për vrasje. Gjithashtu, është arrestuar në Beograd në vitin 2017 për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, pas denoncimit të ardhur nga ish- e dashura e tij. Në vitin 2019, Elvis Kelmendi u shfaq në një video-regjistrim tek kërcënonte Demë Elshanin dhe familjen e tij, me të cilët gjendej në hasmëri prej gati 21 vjetësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë