Arrestohet laçjani i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja për çfarë akuzohet

Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Burime zyrtare nga Policia e Lezhës kanë bërë të ditur se është vënë në pranga Danjel (Artan) Lleshi, 42 vjeç, banues në Kurbin.
Ky person rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze-Itali për kryerjen e veprave penale, “shfrytëzim Prostitucioni”, “migracion i paligjshëm” dhe “vjedhje”, parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme.

Të tjera

Abissnet