Arrestohet kreu i kartelit të drogës në Meksikë

Kryetari i kartelit të drogës dhe për krimet e tjera për të cilin SHBA-të kishin ofruar një çmim prej 5 milionë dollarë se kush jepte informacion të saktë se ku ndodhet, është vënë në pranga në Meksiko. Autoritetet në Meksikë kanë informuar se shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe me një rrezikshmëri tepër të lartë Jose Maria Guizar Valencia, me pseudonimin “Z43” u arrestua pa bërë rezistencë gjatë një aksioni të policisë meksikane në lagjen e njohur të kryeqytetit meksikan “Roma” Lajmi është bërë me dije nga ana e Renato Sales komisioner Kombëtar i Ngarkuar për Çështjet e Sigurisë.

Karteli i Zetas është themeluar nga ish-dezertorë në radhën e drejtuesve në forcat ushtarake dhe është bërë i njohur për shkak të metodave ç’njerëzore që përdorte, ndër të tjera edhe ekzekutimet. Njësi i kartelit u arrestua pasi mbi të rëndojnë akuza të tilla si “trafik i lëndëve narkotike”, trafik i armëve”, “krim i organizuar”, “vrasje” dhe “rrëmbime” dhe të gjitha të përsëritura. Personi që kishte emërtimin “Z43” që ka njëkohësisht shtetësi amerikane dhe meksikane ka lindur në vitin 1969 dhe ka një CV “të pasur” në drejtim të veprimtarisë kriminale.

 

 

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet