Arrestohet ish kryetari i komunës Shalë, akuzohet për shpërdorim detyre (Emri)

Ditën e sotme Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ish-kryetarin e Komunës Shalë, Dedë Tonaj është arrestuar pasi rezultonte më kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”.

Tonaj është pjesë e dosjes së gjykuar për abuzim me pronat me dy ish vartës të tij. Përmes falsifikimit të pronave ata janë bërë pronarë të pronave në zonën turistike pa pasur asnjë të drejtë ligjore për përfitim të pronësisë”.

Ata u akuzuan  në kundërshtim me ligjin kishin shpërndarë rreth 41. 500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal”, informoi policia e Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet