Arrestohet 56-vjeçari, mashtronte korçarët për t’i gjetur punë në Greqi

Publikuar më 06. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Një shtetas i dënuar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës për veprën penale të “Mashtrimit”.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, falë një pune të mirë organizuar bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lulëzim Nazifi, 56 vjeç, banues në Korçë. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 73/764 datë 13.01.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Shtetasi i mësipërm, rezulton se iu kishte premtuar disa shtetasve të tjerë, pajisjen me viza pune për në shtetin Grek, në shkëmbim të një sasie lekësh, duke i mashtruar këta të fundit.