Arrestohet 56 vjeçari, kapet me drogë në banesë

Një person është vënë në pranga nga uniformat blu të Lezhës në sajë të operacionit të koduar “Drashovica”.

Sipas policisë shtetasi me iniciale A. I., 56 vjeç, banues në Drashovicë, Vlorë është arrestuar pasi ishte marrë informacion se ky person posedonte drogë.

Policia njofton se gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan 9.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vlorë/ Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Drashovica”.

Sekuestrohet lëndë narkotike në një banesë.

Policia arreston në flagrancë autorin.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative se në një banesë në fshatin Drashovicë mund të kishte lëndë narkotike, Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Drashovica”.

Në kuadër të këtij operacioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 56 vjeç, banues në Drashovicë, Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet