Arrestohen dy shqiptarë pjesë e një grupi kriminal, ja ku e kishin fshehur kokainën

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Elidona Syla

Një operacion i policisë italiane i koduar “Il Casolare”, i nisur në shtator të vitit të kaluar, ka përfunduar me arrestimin e dy personave. Këto të fundit ishin anëtarët e fundit të një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, grupi furnizonte me kokainë konsumatorët në Arezzo. Ndërkohë policia ka njoftuar se pjesë e bandës ishin:

-Erald Avduli, lindur në Berat, 26 vjeç,

-Aurel Braho, 43 vjeç,

-Enkelejd Saliu, lindur në Fier, 28 vjeç,

-Artur Shabanaj, Lindur në Fier, 32 vjeç, si dhe një shqiptar tjetër me iniciale H. L., 27 vjeç.

Dy të arrestuarit e fundit janë Avduli dhe Braho, të cilët janë dënuar me nga 8 vite burgim për trafik droge.

Më 30 nëntor 2016, policia në Arrezo gjeti 6 pako kokainë të pastër e fshehur në një fermë të braktisur në afërsi të varrezave në Cortona Creti.

Në atë kohë, hetuesit arritën të zbulonin tre shqiptarët Saliaj, Shabanaj dhe H.L, dhe brenda pak kohësh u rindërtua rrjeti i shitjes së kokainës. Rezultatet e hetimit përfunduan më 19 shtator 2017.