Arrestohen 7 persona, ja për çfarë akuzohen nga policia

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Gjatë 24 orëve të fundit nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë arrestuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim 7 shtetas për veprat e ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se konkretisht bëhet fjalë për:
Më datë 06.12.2017, u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim, M.B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi me vendimin penal Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest Burg’’, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” në bashkëpunim, ’’Kultivimit i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga Nenet 283 e 28, 284, e 28 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
U ndalua shtetasi në kërkim A. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka dërguar Urdhrin e ndalimit, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Parashikuar nga Nenet 283/a/2 i Kodit Penal.
U kap e ndalua shtetësia në kërkim, N. G., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrim”, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin penal të Gjykatës së Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga Nenet 143/1 i Kodit Penal
U arrestuan në flagrancë shtetasit K. Z. dhe S. K., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), 19 vjeç e 24 vjeç, banues në Bilisht e Kuçovë, pasi rreth orës 02:30, në rrugën “Hysen Xhura”, kanë tentuar të vjedhin një Bar-Kafe, të shtetasit K.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, ku me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Pezho”, i marrë me qera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Nga veprimet e kryera rezultoi se, këta shtetas dyshohet se janë autor të ngjarjes në rrugën “Ramazan Bogdani”, ku është vjedhur banesa e shtetasit A. G. Parashikuar nga Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal
U arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, ne një lokal, në pronësi të tij, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Parashikuar nga Neni 137 i Kodit Penal.
Nga Specilistet e Qarkullimit Rrugor u arrestuan ne flagrancë shtetasit:
Ervis R., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi rreth orës 15:30, te Pompa e ujit, në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin triçikël, tip “CDI Elektrik Starter”, pa targë.
Roland Rr., 33 vjeç, banues në Kavajë, pasi rreth orës 14:15, te Pompa e ujit, në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor të modifikuar me karroceri, pa targë.