Arrestohen 4 persona në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës. Në mesin e të arrestuarve janë tre meshkuj dhe një femër. Aksioni i Policisë së Kosovës ka filluar në orët e mëngjesit, është zhvilluar në tri lokacione të ndara në veri. Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se gjatë bastisjes, është gjetur një revole, si dhe dëshmi të tjera.

“Bastisjet janë kryer me urdhëresë të gjykatës në dy lokacione në veri të Mitrovicës dhe një tjetër në një fshat të komunës së Zveçanit. Operacioni i kontrollit është ndërmarrë pas disa rasteve serioze të ndodhura gjatë kohëve të fundit në veri të vendit”, ka thënë Hoti. Sipas Hotit, me vendim të prokurorit, personave të arrestuar u është caktuar ndalimi policor për 48 orë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet