Arrestimi i Katica Janevas, ndërron jetë nëna e prokurores speciale në Maqedoni

Mëngjesin e sotëm në Gjevgjeli ka ndërruar jetë e ëma e prokurores speciale Katica Janeva, raportojnë mediat maqedonase, pak pas lajmit se Janeva është arrestuar.

Duke u përgjigjur pyetje të gazetarëve në konferencë, prokurorja Villma Ruskoska tha se kjo nuk do të ndikojë mbi kërkesën e saj për paraburgim për prokuroren.

Katica Janeva sot u mor nga shtëpia e saj në Kozle, prej ku, me shoqërim të policisë u dërgua në PSP, ku u krye bastisje në prezencë të saj. Janevës iu mor laptopi zyrtar, dhe më pas së bashku përsëri u kthyen në shtëpinë e Janevës.

Ruskoska në konferencë njoftoi se Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Katica Janevën./Zhurnal.mk/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet