Arratiset nga qendra e emigracionit, shqiptari alarmon policinë britanike

Publikuar më 07. 11. 2017 nga Elidona Syla

Një 25-vjeçar nga Shqipëria ka alarmuar policinë britanike, pasi është arratisur nga qendra ku mbahen emigrantët e pa ligjshëm në Dungavel, Skoci. Bëhet fjalë për shqiptarin Guxim Imerio, i cili është larguar nga qendra ditën e hënë në orën 21:40, raporton BBC.

Kjo e fundit shkruan se policia ka kërkuar ndihëm e qytetareve nëse kanë informacion për shqiptarin, ndërsa dyshohet se ai ka shkuar në drejtim të Manchesterit.

Lidhur me arratisjen e 25-vjeçarit, policia britanike ka përshkruar edhe tiparet e shqiptarit. Ai është i bardhë me flokë të zi të shkurtër dhe sy kafe. Sipas policisë lokale, Guxim Imeri nuk flet rrjedhshëm anglisht, ndërsa nuk njeh as zonën.

“Unë do të inkurajoj çdo përfaqësues të komunitetit që të kontaktojë policinë nëse ata kanë informacion mbi vendndodhjen e Guxim Imerio ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë policinë e Skocisë në gjetjen e tij”- tha një zëdhënës i policisë.