Arratisen nga burgu grek, kush janë 3 shqiptarët

Bëhen me dije se kush janë tre shqiptarët që janë arratisur nga burgu në Greqi. Ata janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në Athinë gjatë mesnatës të së mërkurës më datë 3 janar 2018. Mediat greke kanë publikuar inicialet e tyre dhe të dhënat e tyre personale. Mediat helene bëjnë me dije se një nga të arratisurit M.F 27 vjeç është i dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale: “grabitje” dhe “vrasje”. Ndërkaq, shqiptari tjetër është shtetasi Z.K 38 vjeç i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik të lëndëve narkotike. Kurse i arratisur është edhe shtetasi shqiptar B.K 35 vjeç i dënuar për trafik droge. Ky i fundit është vënë në prangat e policisë të enjten pasdite në Menidi të Athinës. Policia greke po vazhdon kërkimet për arrestimin e dy shqiptarëve, të cilët janë akoma në arrati.

Bashkë me shqiptarët, është arratisur edhe një shtetas nga Gjeorgjia, i dënuar për vrasje. Gjeorgjiani nuk ka arritur të largohet shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte munduar të fshihej në errësirë. Të arratisurit nga burgu kishin me vete një limë, me anë të së cilës thuhet se kanë bërë prerjen e telave të burgut. Ata kanë zbritur nga kati i dytë i burgut duke përdorur çarçafët që gjendeshin në shtretër. Nuk është fort e qartë nëse këta persona ishin në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës apo po mbaheshin në izolim për t’u dërguar më pas në izolim.

/D.Xh/

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet