Arratisen nga burgu grek dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm

Dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm janë arratisur nga burgu i Halkidikisë në Greqi. Mediat greke shkruajnë së dy shqiptarët janë të datëlindjeve 1988 dhe 1986 dhe se arratisja ka ndodhur më 16 korrik.

Ata nuk janë paraqitur të martën në mëngjes gjatë numërimit dhe menjëherë autoritetet kanë nisur kërkimet.

Njëri prej të arratisurve është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa tjetri për vrasje të qëllimshme.

Administrimi i burgjeve njoftoi autoritetet policore të njëjtën ditë për tu vënë në kërkim të tyre. Policia ka nisur kërkimet prej të martës, ndërsa janë njoftuar doganat, aeroportet etj për të parandaluar daljen e tyre jashtë shtetit grek.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet