“Arrameras”/ Kultivojnë kanabis në Krujë, dy në pranga

“Kultivim i bimëve narkotike”, është akuza e cila ka vënë në pranga dy persona.

Sakaq, burime nga policia bëjnë me dije se  Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë zhvilluar operacionin policor “Arrameras”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: I.S., 55 vjeç, banues në Arrameras, Krujë dhe L.S., 61 vjeç, banues në Arrameras, Krujë;

Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesave së tyre, janë gjetur të kultivuara fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike në banesën e shtetasit L.S, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet