Armando Duka zyrtarizon kandidaturën për president të FSHF-së

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Presidenti aktual i FSHF-së, Armando Duka, zyrtarizoi përmes një statusi në “Facebook” kandidaturën për president të FSHF-së.

Në postimin e tij Duka thotë: “Së bashku për futbollin Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një…”

Postimi

Së bashku për futbollin

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të këtij institucioni.

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjitha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjithë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka