Arlind Ajeti do të luajë në Zvicër, ja cila është skuadra e re

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti ka gjetur më në fund një skuadër të re.

Qendërmbrojtësi ishte pa ekip pas mbylljes së merkatos dhe pritet të vijojë tanimë karrierën në Zvicër.

Ajeti ishte në huazim te Krotone nga Torino sezonin e shkuar, për t’u rikthyer në Torino ku nuk qëndrojë.

Disa skuadra në Serinë B e kërkuan, por në fund, Ajeti vendosi të vazhdonte aventurën në Zvicër, tek Grasshoper.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-veçare, me opsion rinovimi për 2 vite të tjera. Drejtori i Grasshoper, Matias Ualter, pas firmosjes së kontratës deklaroi: “Jemi të lumtur që morëm menjëherë një përgjigje pozitive nga Arlindi për të na u bashkuar, pas dëmtimit të papritur të mbrojtësit Natan. Arlindi sjell shumë eksperiencë dhe do të na ndihmojë shumë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet