×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arkitekt Skënder Luarasi nderohet me titullin ‘Qytetar nderi’ i Gjirokastrës

Agron Doraci

Kohët e fundit, Bashkia Gjirokastër i dha titullin’’Qytetar nderi” i qytetit të Gjirokastrës arkitektit të shquar Skënder Luarasi, ndër arkitektët e parë shqiptarë që studiuan dhe u diplomuan jashtë vendit para Luftës së Dytë Botërore. Luarasi kreu studimet e larata për arkitekturë në Grac të Austrisë në vitin 1935. Pasi u diplomua arkitekt, duke marë parasysh prapambetjen e madhe të vendit të tij u kthye në Shqipëri, për të punuar si projektues. Rastësia e solli që të njihej me Gjirokastrën para lufte, të projektonte për këtë qytet, dhe ta vazhdonte këtë lidhje gjer sa vdiq në vitin 1976.

Në kontaktin e parë me Gjirokastrën, ai ndjeu thellë në shpirt arkitekturën e mrekullueshme të këtij qyteti jo të zakonshëm. Arkitekt Skënderi jo vetëm e vrojtoi qytetin mahnitës, por e studioi atë nga ana profesionale arkitektonike, kapi thelbin e kësaj arkitekture të veçantë, ku do të mbështetej për realizimin e veprave të veta, në unitet me ndërtimet e mrekullueshme të krijimtarisë popullore. Ai u ndal tek format e larmishme të vëllimeve të ndërtimeve në këtë qytet magjik. Ai ishte i ndërgjegjdhëm se-harmonia në kombinimin e masave volumore është mjeti kryesor i shprehjes arkitektonike është elementi kryesor që përcakton vlerat estetike të ndërtimeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Arkitekt Luarasi duke punuar

Arkitekt Skënderit i tërhoqi vëmendjen plasticiteti vizual në pamjet e jashtme të ndërtimeve në Gjirokastër, që ka të bëjë me organizimin e sipërfaqes mbështjellëse të vëllimit plastik. Skënderi vuri re se në ndërtimet karakteristike të Gjirokastrës plasticiteti vizual është realizuar nëpërmjet simetrisë, asimetrisë, ritmit, frakturës, kontrastit hije-dritë, dimesionimit të elementëve përbërës etj. Të gjitha këto konstatime e vlerësime të arkitekturës tradiconale në Gjirokastrës, Arkitekt Luarasi me synime të qarata i stilizoi në veprat e veta që ndërtoi në këtë qytet.

Qysh në projektin e tij të parë në Gjirokastër, u duk formimi i tij artistik dhe është për t’u theksuar se jemi shumë kohë para se Gjirokastra të shpallej qytet muze Ky projekt i parë i tij në Gjirokastër është gjimnazi i sotëm ‘’ASIM ZENELI’’ 1039-1940. Vendi ku u ngrit ky objekt, në qëndër të lagjes Palorto, vend shumë i ekspozuar, i dukshëm nga shumë pika me grumbullim njerëzish në qytetin muze. Duke e parë sot pas kaq vjetësh, objekti me gjithë volumin e konsiderueshëm nuk është i dukshëm, përkundrazi duket i harmonizuar mirë me mjedisin muzeal përreth. Kjo vlerë e këtij objekti, qëndron në radhë të, parë në vëllimin e tij jo monolit, por vëllim në lëvizje, plastikë e harmonik, në vetvete dhe në harmoni me peisazhin karakteristik gjirokastrit rreth tij. Gjithashtu sipërfaqia që mbështjell këtë vëllim është ndërtuar mbi raporet e banesës karakteristike të qytetit muze. Dritaret jane me theksim vertikal sipas karakteristikes së përgjithshme në peisazhin e qytetit muze të Gjirokastrës dhe të shoqëruara me kornizë. Duke vrojtuar pamjen e jashtme të banesës gjirokastrite, kati përdhe është me ngjyrë gri të gurit gëlqeror të pasuvatuar, duke krijuar kontrast të fuqishëm me ngjyrën e bardhë të gëlqeres në katin e sipërm.

Në objektin e Gjimnazit në sipërfaqen e jashtme të tij ruhen të njëtat raporte të ngjyrës dhe shpërndarjes së elementëve arkitektonik, si në ndërtimet karakteristike të qytetit muze. Kati përdhe ruan gjyrën gri të erët sepse është realizuar me granile me ngjyrën gri. Hyrja në objekt theksohet me një portë me qemer njësoj si në ndërtimet karakteristike të Gjirokastrës. Për ta theksuar më tepër këtë, autori Luarasi e ka ngritur ngritur veshjen me granil dy kate, ka ndërtuar një ballkon që të kujton kamerienë e banesës gjirokastrite.Arkitekt Luarasi e ka studiuar me imtësi arkitekturën e qytetit muze. Korniza e çatisë në pazar dhe në disa zona të veçanta të banesës gjirokastrite është me gurë të dalë konsol, të gdhendur, të profiluar dhe mbi të dy rreshta kapakë. Në objektin e gjimnazit kokoshkat janë stilizuar me struktura betoni, por që në pamjen e përgjithshme të objektit të futin në atmosferën e këtij qyteti magjik.

Pas çlirimit nga lufta arkitekt Skënder Luarasi vazhdoi me vëmendje e dashuri lidhjen me Gjirokastrën. Në vitin 1946 projektoi Spitalin e Gjirokastrës, një godinë jo vetëm madhështore për nga vëllimi, por dhe arkitektura. Ashtu si më parë, në këtë godinë duken përpjekjet për të trajtuar me kujdes elementët arkitketonikë të traditës, si guri punuar në katim përdhe, arkada me harqe guri të punuara, dritaret me theksim vertikal e rrethim me korniza etj. Më vonë Arkitekt Skënder Luarasi, mori përsipër ndërtimin e mjaft veprave sacial-kulturore në Gjirokastër, ku, përveç spitalit, projektoi banesat në kodrën e hyrjes në qytet në lagjen punëtore, hotelin e Turizmit, bashkinë, ish-komitetin e qarkut, kompleksin e artizanatit etj. Në të gjitha këto objekte arkitekt Luarasi ruajti me shumë kujdes harmonizimin e tyre me peisazhin e qytetit muze të Gjirokastrës. Arkitekt Luarasi është bashkautor në hartimin e planit të parë rregullues të Gjirokastrës duke dhënë kontibut për zhvillimin e qytetit muze. Arkitekt Luarasin e kam njohur, e kam patur pedagog në universitet dhe koleg pune më vonë. Kemi qenë bashkautorë në hartimin e studimit urbanistik të kodrës mbi spital. Kriteret e ndjekura për vendosjen e ndërtimeve në këtë kodër ishin një arritje e madhe për ndërtimet e reja në Gjirokastër. Volumet e ndërtimeve në këtë kodër, në mbështetje të karakteristikës të ndërtimeve tradicionale, zhvilloheshin në volum masivisht, me lëvizje, si në planin horizonat dhe atë vertikal. Rrugët kryesore të zonës ishin jo të dukshme, ashtu siç ndodh edhe me pamjet panoramike të qytetit muze. Udhëheqës e frymëzues për këto arritje ishte formimi i lartë profesinal urbanistik e arkitektonik i arkitekt Skënder Luarasi. Formimi i tij i lartë profesional duket dhe në zgjidhjet funksionale të objekteve të ndërtuara prej tij që dhe pas kaq vjetësh në funksionim nuk kanë kërkuar ristrukturim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Nga e majta në të djathtë) Nipi i arkitekt Skënder Luarasit, Flamur Golemi kryetar i bashkisë Gjirokastër dhe arkitekt Pavllo Luarasi, djali i arkitektit të shquar, gjatë dhënies së titullit “Qytetar nderi”

Një tipar tjetër i arktekt Luarasit ishte edhe thjeshtësia e tij, dashuria e respekti për kolegët e studentët e tij. Nuk ngurronte që atë që dinte ta vinte dukje për të ndihmuar kolegër e tij më të rinj. Për këtë kontributin e tij në arkitekturën e Gjirokastrës, për veprat e mëdha që na ka lënë dhe do të mbeten, Këshilli Bashkiak Gjirokastër, nderoi arkitekt Skënder Luarasin pas vdekjes, duke e shpallur ‘’QYTETAR NDERI’’ të këtij qyteti.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Sëmundja e pashërueshme i merr jetën producentes Vjosa Berisha

Sëmundja e pashërueshme i merr jetën producentes Vjosa Berisha

Publikuar më 23.06.2022
Ditën e sotme ka vdekur producentja nga Kosova, Vjosa Berish...

Ditën e sotme ka vdekur producentja nga Kosova, Vjosa Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social “Instagram”. “Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. […]

Lexo më shumë

Plan i zgjeruar ndërtimesh në zonën tashmë të pambrojtur të Parkut të Butrintit (VIDEO)

Plan i zgjeruar ndërtimesh në zonën tashmë të pambrojtur të Parkut të Butrintit (VIDEO)

Publikuar më 22.06.2022
Në Butrint, banorët e zonës përreth, por edhe të ardhur rish...

Në Butrint, banorët e zonës përreth, por edhe të ardhur rishtaz nga Mirdita, siç është rasti i fshatit Shëndëlli, janë në dijeni të ndryshimeve që pritet të pësojë e gjithë zonë. Por ata janë të ndarë sa i takon nevojës për investime në funskion të infrastrukturës së parkut dhe jo vetëm, ndonëse pranojnë se nuk […]

Lexo më shumë

Presidenti Meta kërkon komision të posaçëm parlamentar për Parkun e Butrintit: Çështje me rëndësi ekstremisht të veçantë

Presidenti Meta kërkon komision të posaçëm parlamentar për Parkun e Butrintit: Çështje me rëndësi ekstremisht të veçantë

Publikuar më 20.06.2022
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Kuvendit me një kërkes...

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për ngritjen e një Komision i Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit. Meta thotë se kjo çështje ka një rëndësi ekstremisht të veçantë që kërkon kujdes të lartë nga organet shtetërore dhe për këtë Kuvendi i Shqipërisë, duhet të miratojë dekretin e Presidentit, dhe të […]

Lexo më shumë

Sunny Hill rikthehet në Prishtinë, festivali do të mbahet në dy kryeqytetet shqiptare

Sunny Hill rikthehet në Prishtinë, festivali do të mbahet në dy kryeqytetet shqiptare

Publikuar më 20.06.2022
Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë. Lajmin e...

Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një deklaratë të përbashkët Sunny Hill Festival dhe Ministrisë së Kulturës. Një njoftim bëhet me dije se Sunny Hill do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Institucionet qendrore dhe lokale […]

Lexo më shumë

Zhvendosja e festivalit ‘Sunny Hill’ nga Prishtina në Tiranë, media amerikane: Kosova humbi ndaj Shqipërisë

Zhvendosja e festivalit ‘Sunny Hill’ nga Prishtina në Tiranë, media amerikane: Kosova humbi ndaj Shqipërisë

Publikuar më 17.06.2022
Zhvendosja e Sunny Hill në Tiranë ka marrë vëmendjen e media...

Zhvendosja e Sunny Hill në Tiranë ka marrë vëmendjen e mediave të njohura në botë. Billboard, e specifikon zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë si mosmarrëveshje politike. Ata e cilësojnë si fitore të Shqipërisë dhe humbje të Kosovës, zhvendosjen e festivalit të organizuar nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa. Shkrimi Një festival ndërkombëtar […]

Lexo më shumë

Dua Lipa konfirmon zhvendosjen e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë, historia e plotë e përplasjes që trazoi Kosovën dhe lumturoi dyshen Veliaj-Rama

Dua Lipa konfirmon zhvendosjen e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë, historia e plotë e përplasjes që trazoi Kosovën dhe lumturoi dyshen Veliaj-Rama

Publikuar më 15.06.2022
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila njëh...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila njëherësh ishte e përfshirë në organizimin e “Sunny Hill” ka reaguar pas anulimit të festivalit. Kjo pas zhvendosjes së tij në Tiranë, për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës. Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” […]

Lexo më shumë

Besa nxjerr këngën e parë të albumit të ri, shqiptarë dhe francezë mirëpresin ‘En Equilibre’

Besa nxjerr këngën e parë të albumit të ri, shqiptarë dhe francezë mirëpresin ‘En Equilibre’

Publikuar më 12.06.2022
Besa Kokëdhima, këngëtarja e shkëlqyer shqiptare me një karr...

Besa Kokëdhima, këngëtarja e shkëlqyer shqiptare me një karrierë të gjatë e të suksesshme, sapo ka nxjerrë “En Equilibre”, që është kënga e parë “single”nga albumi i saj i ardhshëm në Francë dhe Evropë. “En Equilibre” (Ekuilibri) është publikuar në të gjitha platformat dixhitale në Francë & EU https://smarturl.it/besa Regjia është bërë nga artisti i talentuar […]

Lexo më shumë