Arjan Rizaj: Artet marciale do të lulëzojnë në Shqipëri

Publikuar më 09. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Nga Klevis Deda

Trajneri i forcave “Komando” të Ushtrisë Shqiptare dhe Presidenti i Federatës së Arteve Marciale shprehet i bindur se ky sport do të korrë së shpejti rezultate të mëdha në garat ndërkombëtare

Presidenti i Fedratës së MMA, e njohur ndryshe si sporti i Arteve Marciale tha në një intervistë për “Shekulli” se ky lloj sporti është përhapur me shpejtësi në Shqipëri. Ai beson se vendi jonë do të përfaqësohet denjësisht në garat ndërkombëtare dhe arritjet do të jenë të mëdha. Rizaj bën thirrje për investim për të përgatitur sa më mirë të rinjtë shqiptarë.

Cilat janë ekipet që ju trajnoni?

Si fillim më lejoni të ju falenderoj për intervistën. Unë trajnoj ekipin e Albania Fight Club-Mixed Martial Arts (MMA) i cili ndodhet në Tiranë. Gjithashtu jam ushtarak aktiv me gradën “Rreshter” prej afërsisht 15 vjet kam trajnuar “Forcat Speciale” në kursin bazë që ata zhvillojnë. Aktualisht trajnoj forcat “Komando” të Ushtrisë Shqiptare.

 Jeni optimist për rezultaret pozitive që do të arrijë Shqipëria në një të ardhme të afërt?  

Unë jam shumë optimist që do të arrijmë rezultate edhe më të larta, besoj që me më shumë vullnet dhe punë që ne po ushtrojmë profesionalisht dhe prej eksperiencës së fituar këto 3 vjet.

A ka interes ky sport në vendin tonë dhe pritshmëritë e deri tanishme.

Është një sport që pëlqehet si nga meshkuj, por dhe nga femrat dhe për këtë më vjen vërtet mirë, pasi jo vetëm që të rinjtë argëtohen si aktivitet i integruar fizik, por dhe është një mundësi integriteti të një praktikanti për tu rritur dhe psikologjikisht.

Ju si president i kësaj federate, keni ndonjë plan konkret për ngritjen e këtij sporti në nivelet maksimale?

Unë si president do të bëj të pamundurën që ky sport të lulëzojë dhe të fitojë dhe vëmendjen që meriton nga të gjithë. Unë e kisha një plan që në fillim kur filluam dhe pse e kishim shumë të vështirë. Ne kemi si synim masivizimin dhe rritjen e cilësisë sportive, dhe arritjen e rezultateve te larta ne kampionatin Ballkanik, Europian dhe Botëror.

Objektivat e tua si lojtar meqë jeni akoma aktiv.

Është e vështirë të pranoj që duhet të heq dorë pasi kjo është më e mira dhe për të dhënë më shumë si përfaqësues i Federatës Shqiptare të Ndeshjes së Lirë (MMA) megjithatë do mundohen të qëndroj gjithnjë në formë dhe do të shikoj si do alternoj.

 Cili është sportisti që ju ka bërë shumë përshtypje që keni stërvitur?

Unë kam stërvitur shumë sportistë dhe më shumë shikoj formimin si dhe theksoj se punojmë për të pasur sportistw me karakter të qëndrueshëm. Në këtë këndvështrim me përgjegjësi mund të them që ka shumë, dhe vlen të theksohet për rezultatet e larta në veçanti Ermal Hadribeaj, Florjan Doskja, Dorian Dokaj, Luccjana Gjuraj, Anxhela Aliaj etj.

Ka nevojë për përmirësime në infrastukturë në federatë?

E vërteta është se ne kemi investuar shumë për sa i përket infrastukturës. Kemi ndërtuar dy “Oktagon Kafaz” njeri me ndihmën e z.Renato Begaj, dhe investimi me i madh është kafazi me përmasa ndërkombëtare i cili u realizua me mbështetjen e Z.Bujar Sanxhaku, në tetor 2016 me rastin e vendit tonë si organizator i kampionatit Ballkanik në të cilin u zhvillua në tetor të vitit 2017.

Si jemi në krahasim me vendet e Ballkanit?

Në krahasim me vendet e Ballkanit që marrin pjesë në kampionatin Ballkanik ne jemi mbas Bullgarisë, për sportistët amator. Nëse punojmë me këto ritme kemi mundësi të përmirësohemi në të ardhmen dhe për këtë kam dhe një bast unë me veten time.

Kur do të zhvillohet turi i ardhshëm europian ose botëror dhe cili sportist shqiptar do te marri pjesë?

Kampionati Ballkanik do të zhvillohet në Turqi në muajin prill në të cilin do përfaqësohemi me ekipin b. Pra  sportistët që do dalin me rezultat të mirë në kampionatin tonë që do zhvillohet në fillim të muajit mars. Ndërsa për kampionatin Europian që do të zhvillohet në Poloni ose Rumani do marrim pjesë me sportistët që kanë përvojë më të madhe. Kampionati Botëror do të zhvillohet përsëri në Bahrain në muajin nëntor. Aty do shikojmë ata sportistët që kanë rezultat të mirë gjatë vitit.

Meqë jeni themelues i MMA ne vendin tonë, sa krenare ndiheni qe ky lloj sporti po përhapet me sukses këtu tek ne?

Është normale që është një ndjesi e bukur kur mendon që ke organizuar mbi 25 aktivitete pjesëmarrje si brenda dhe jashtë vendit tonë. Ajo që në të vërtetë më bëri shumë të lumtur ishte vendi organizator i kampionatit Ballkanik në vitin 2016 në të cilin u paraqitëm mirë dhe kjo ishte një sukses pasi në këtë aktivitet i ftuar ishte dhe Presidenti i Federatës Botërore Z.Kerrith Broën i cili ngeli shumë i kënaqur. Krenar jam ndjerë në 12-19 nëntor të 2017 ku arritëm me dy sportistw dy medalje bronzi në vende të 3 në kampionatin Botëror me sportistët Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja. Ka qenë pa diskutim vit  tepër i suksesshëm. Do të vazhdojmë të punojmë që të rrisim imazhin e Shqipërisë dhe të fitojmë sa më shumë aktivitete sportive.

MMA, një sport displine

Çfarë është MMA! Kombinimi i gjithë lëvizjeve dhe teknikave të përfshira në këtë disiplinw unike si boksim, shkelmim, gjunjët, bërrylat, kapje, kundrakapje gjithçka tjetër që ka lidhje me rregullat e këtij sporti më aspektin teknik dhe taktik. MMA është sport modern i kohës, mjaft i dobishëm për aktivitet të mirëfilltë fizik i njohur ndryshe Arti i Ndeshjeve të Lira -Mixed Martial Arts. Është një Sport Disipline, me ndjeshmëri të lartë, që ndihmon të jesh racional, i kujdesshëm, i shpejtë në reflekse, dhe i vëmendshëm.

Ndihmon në ekuilibrin tonë psikologjik dhe fizik, i cili edhe pse të lë përshtypjen e një sporti të dhunshëm, është pikërisht e kundërta, është një sport që shmang dhunën dhe ndihmon ta kuptosh atë si një problem social. Çdo lloj sporti, përveç gjithë të tjerave, është një stërvitje trupore, e shëndetshme, që ndihmon në largimin e veseve, dhe plotëson kohën tonë të lirë me diçka shumë të dobishme. Artet Marciale Mikse MMA Ndeshje të Lira, përgatit një trup fizik natyral, pa sforcime të dëmshme, dhe absolutisht pa ekzagjerime të masës trupore. Është pro natyrës sonë njerëzore, duke e bërë atë më të fortë, dhe duke ruajtur format tona trupore natyrale, me taktikë dhe element stërvitor të studiuara mirë bëhesh dhe profesionist.