“Arena Kombëtare” po merr pamjen e plotë, ja si duket (VIDEO)

Duket se tanimë stadiumi më i madh në vend, “Arena Kombëtare” po merr pamjen e saj e plotë.

Punimet vijojnë në mbulesën e stadiumit, ndërkohë që struktura tashmë është në përfundim e sipër.

Stadiumi që do të ketë një kapacitet maksimal prej 22 mijë vendesh, dhe kosto finale prej 50 milionë eurosh, do të jetë gati vitin e ardhshëm.

Qëllimi i FSHF-së është që në stadiumin e ri të organizohen edhe ndeshje të kompeticioneve evropiane, si Superkupa e Evropës.

“Arena Kombëtare” do të jetë gjithashtu “shtëpia” e re Shqipërisë, që deri më tani i ka luajtur ndeshjet në stadiumet “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet