“Arena Kombëtare” hap dyert, luhet ndeshja mes Apolonisë dhe Vllaznisë

“Arena Kombëtare” ka hapur sot për herë të parë dyert për dyert për tifozët, ku po zhvillohet ndeshja testuese për ambientet e stadiumit mes skuadrave të femrave të Apolonisë dhe Vllaznisë.

Takimi nisi në orën 19:00, ndërsa mësohet se me kërkesë të UEFA-s u shpërndanë edhe 10 mijë bileta për tifozët. Ky do të jetë testi para ndeshjes eliminatore mes kombëtares dhe Francës, e cila do të zhvillohet më 17 nëntor.

Ndeshja e kombëtares shqiptare me Francën do të jetë edhe dita e inaugurimit të stadiumit.

Ndërsa të pranishëm bë ndeshjen e sotme pritet të jenë me mijëra tifozë, duke vendosur kështu një rekord për një ndeshje të futbollit të femrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet