Arbana Osmani i bën dedikimin më special nënës së saj për ditëlindje

Foto 1 nga 10 Pas Para

Arbana Osmani nuk ka lënë rast pa treguar se sa lidhje të ngushtë ka me nënën e saj, zonjën Flutura. Ditën e sotme e ëma e moderatores feston ditëlindjen dhe Arbana e ka uruar publikisht me fjalët që çdokush, që ka jetuar marrëdhënien nënë e bijë do i kuptonte.

Ajo ka publikuar në “Instagram” disa nga fotot me të bukura me nënën e saj dhe ka treguar se sa me fat ndihet që e ka në jetë e që i gjendet gjithmonë pranë. Në imazhet e postuara vihet re se nënë e bijë janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, sepse Arbana ka trashëguar gjithë tiparet prej së ëmës.

“Gëzuar ditëlindjen Tuta ime e bukur. Ti më jep shumë lumturi. Edhe pse ndonjëherë (shpesh) më çmend. Ti je shoqja ime e ngushtë. Gati për të pirë verë (të cilën e urren) në kohët më të errëta. Gjithmonë në një hap me modën. Dhe pancakes. Të dua shumë dhe shpresoj që një ditë Joni do të më dojë sa gjysma e asaj që të dua unë ty. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar moderatorja përkrah fotove me mamanë e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet