×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Aplikohet për rritjen e çmimit të energjisë, OST kërkon tarifa më të larta, vendimi “në dorë” të Entit Rregullator të Energjisë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e tarifave të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë. Burime të sigurta i konfirmuan TV SCAN se niveli i kërkuar i rritjes së tarifave është i ngjashëm me aplikmet e viteve të kaluar, ndërkohë që do të jetë vendimi i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, ai që do të miratojë tarifat finale, që do të aplikohen në vitin 2022. Nëse i referohemi aplikimit të bërë vitin e kaluar, OST kërkoi rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë në 1.31 lekë/kWh nga 0.75 lekë/kWh që është aktualisht. Në atë kohë ERE vendosi të mos fillonte procedurën e shqyrtimit të aplikimit për shkak të mos argumentimit nga ana e OST mbi nevojën e kësaj rritjeje. Ndërkohë që, në rast se sivjet do të ketë një ndryshim të kësaj tarife, ajo impakton drejtpërdrejt bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por edhe abonentët familjarë e biznese që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është pjesë e OSHEE-së.

Kjo pasi kjo tarifë është pjesë përbërëse e formulës për përllogaritjen e çmimit final të energjisë, që aplikohet nga FSHU për klientët e saj. Ndërkaq, impakti është i njëjtë edhe në rast të miratimit të rritjes së tarifës së shpërndarjes së energjisë elektrike, një kërkesë që është bërë nga OSSH. Vitin e kaluar, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kërkoi që tarifa e shpërndarjes të shkonte në 3.70 lekë/këh për klientët e lidhur në 35 KV nga 1.5 lekë/kWh që është aktualisht. Po ashtu, u propozua që kjo tarifë të shkonte në 4 lekë/këh për klientët e lidhur në tensionin 6-20 kv nga 3.9 lekë/këh që është aktualisht. Ndërkohë që, për të gjithë klientët e tjerë fundorë të lidhur me rrjetin e shpërndarjes në nivelet e tjera të tensionit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes aktualisht faturon energjinë e lëvruar bazuar në tarifën mesatare të shpërndarjes së energjisë elektrike prej 4.79 lekë/kWh, ndërkohë që në aplikimin e vitit të kaluar është kërkuar që kjo tarifë të shkojë në 6.30 lekë/këh.

Gjatë vitit 2020 Enti Rregullator i Energjisë zhvilloi edhe konsultime me grupet e interesit mbi tarifat e reja të kërkura nga OST, por ato u ndërprenë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ndërkohë që tarifat u mbajtën të pandryshuara. Ndërkaq, në ato seanca që u zhvilluan bizneset argumentuan se tarifat e rritura do të ndikonin në uljen e konkurrueshmërisë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në drejtim të eksporteve. Sipas burimeve, aktualisht OSSH ka kërkuar që të plotësojë aplikimin e saj me dokumentacion shtesë, ndërkohë që referuar procedurave standarde, fillimisht ERE do të duhet të vendosë nëse do të fillojë shqyrtimin e aplikimet e OST-së dhe OSSH-së.

Ndërkohë që, në rast të shqyrtimit është pikërisht ky dikaster që vendos mbi nivelin e tarifave përfundimtare që do të aplikohen gjatë vitit 2022. Paralelisht, në pritje është edhe aplikimi që do të kryhet nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, për çmimin e shitjes me pakicë të energjisë e nëse kjo kompani do të zgjedhë të përballojë me të ardhuart e veta rritjen e mundshme të tarifave të transemtimit dhe shpërndarjes apo të shkarkojë këtë rritje tek abonentët e saj familjarë e biznese.

Marrë nga: SCAN

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Era i çoi kamardaret larg bregut të Shëngjinit, shpëtohen 3 të mitur dhe 45-vjeçari

Era i çoi kamardaret larg bregut të Shëngjinit, shpëtohen 3 të mitur dhe 45-vjeçari

Publikuar më 10.08.2022
Policia Kufitare Shëngjin tha se u erdhi në ndihmë 4 pushues...

Policia Kufitare Shëngjin tha se u erdhi në ndihmë 4 pushuesve ( 3 prej tyre të mitur) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg. Sipas njoftimit, gjatë patrullimit të zonës së plazhit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik […]

Lexo më shumë

Pas kontrollit të vilës nga FBI, ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut

Pas kontrollit të vilës nga FBI, ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut

Publikuar më 10.08.2022
Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga P...

Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James të mërkurën, raporton CNN.  Veprimet e fundit të FBI-së me kontrollin e një prej vilave të ish-presidentit, duket se i kanë dhënë një  pikë kthese vendimtare një hetimi civil të nisur mbi praktikat e tij të biznesit. Është e […]

Lexo më shumë

Rama takohet me Erdoganin në Turqi: Biseduam për energjinë dhe ushqimin

Rama takohet me Erdoganin në Turqi: Biseduam për energjinë dhe ushqimin

Publikuar më 10.08.2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që e kishte në Ankara me presidentin e Turqisë Recep Taip Erdogan, me ftesën e këtij të fundit. Në atë takim është diskutuar për krizën energjetike dhe sigurimin e lëndëve të ushqimeve bazë. “Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Endogam dhe projekte konkrete për përballimin e […]

Lexo më shumë

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare

Publikuar më 10.08.2022
Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipër...

Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë. Njëzet e tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej […]

Lexo më shumë

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Publikuar më 10.08.2022
Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare ...

Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Arab të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Kredi do të jetë 49 mln dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kredia ishte me kushte të favorshme, duke pasur paraysh që bota […]

Lexo më shumë

Lulzim Peci, thirrje Albin Kurtit: Lejimi i shamive në shkolla godet në themel karakterin sekular të vendit tonë

Lulzim Peci, thirrje Albin Kurtit: Lejimi i shamive në shkolla godet në themel karakterin sekular të vendit tonë

Publikuar më 10.08.2022
Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka thë...

Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka thënë se fushata e nisur së fundmi që në shkolla të lejohet bartja e shamisë islame, ka për qëllim që të fusë islamin politik përmes institucioneve shtetërore. Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpreson se Qeveria e Kosoves nuk do të bëjë një gabim madhor […]

Lexo më shumë

Rruga Kombinat-Plepa, e harruar nga qeveritë prej 20 vitesh

Rruga Kombinat-Plepa, e harruar nga qeveritë prej 20 vitesh

Publikuar më 10.08.2022
Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e ...

Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e Ndroqit. E gjatë rreth 28 kilometra dhe në një kohë normale, të merr më shumë se 50 minuta udhëtim. Koha shtohet në ditët e dimrit kryesisht, kur shirat përkeqësojnë situatën. Kanë kaluar më shumë se rreth 20 vjet, dhe në këtë aks, ndër […]

Lexo më shumë

U sugjeroi myslimanëve taliatele me mish derri për iftar, moderatorja anulon ribotimin e librit me receta gatimi: U shtrenjtua printimi, çmimi dyfishohet

U sugjeroi myslimanëve taliatele me mish derri për iftar, moderatorja anulon ribotimin e librit me receta gatimi: U shtrenjtua printimi, çmimi dyfishohet

Publikuar më 10.08.2022
Moderatorja Arbana Osmani, që bën edhe libra me receta gatim...

Moderatorja Arbana Osmani, që bën edhe libra me receta gatimi, njoftoi fansat se nuk do ta ribotojë librin, sepse janë rritur çmimet e printimit. Përmes një postimi në Instagram, Arbana ka njoftuar se ka vendosur mos ta ribotojë për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë dhe rrjedhimisht dhe çmimi i librit dyfishohet. […]

Lexo më shumë