Aplikacioni tregon shifra të frikshme, 6,6 milionë britanikë mund të jenë infektuar me Covid-19

Një aplikacion tregon se plot 6.6 milionë britanikë mund të jenë pozitiv me koronavirus, pasi shfaqin shenja të personave me Covid-19.

Studiuesit nga King’s College London, të cilët lançuan Gjurmuesin e Simptomave Covid, thonë se 10 për qind e 650,000 njerëzve që u regjistruan në aplikacion në 24 orët e para treguan shenja të virusit.

Dhe nëse statistikat zbatohen për të gjithë popullësinë 66 milionë të Mbretërisë së Bashkuar, kjo nënkupton se 6.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht vuajnë nga koronavirusi, raporton “The Sun”.

Të dhënat vijnë në një kohë kur numri zyrtar i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, u rrit mbrëmjen e shkuar në 9,529, ndërsa numri i vdekjeve kapi shifrën 465.

Aplikacioni funksionon përmes pyetjeve, duke mbledhur të dhëna lidhur me simptomat e personave.

King’s College London lançoi Gjurmuesin e Simptomave Covid (Covid Symptom Tracker) në fillim të kësaj jave, duke pretenduar se ishte “klinikisht urgjente” për të kuptuar se sa njerëz janë infektuar pasi qeveria ndaloi testimet në komunitet në javën e parë të marsit.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetiken në King’s analizon normalisht faktorët gjenetikë që fshihen pas sëmundjes, me një grup prej 15,000 binjakësh. Sidoqoftë, kur shpërthimi i koronavirusit u ndal, ai kuptoi se grupi mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë nëse ADN-ja po luante loje te ata që infektoheshin me Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet