Aplikacioni i plakjes së fytyrës merr vëmendjen e VIP-ave

Një prirje e re ka nisur të infektojë VIP-at, efekti i plakjes së fytyrës përmes teknologjisë.

Kjo është e mundur falë “FaceApp”, një aplikacion që është i disponueshëm në “App Store” dhe në “Google Play Store”.

Ky aplikacion përdor një përditësim që bazohet te teknologjia e inteligjencës artificiale, dhe mundëson transformimin digjital të fytyrës në foto, duke dhënë një rezultat tejet realist.

Pasi të keni shkarkuar aplikacionin mjafton të shkrepni një foto ose ta merrni nga galeria e imazheve, dhe pas disa klikimeve do të mundësohet modifikimi.

Edhe personazhet e jetës publike janë infektuar nga loja, e cila është bërë tanimë virale me thurjen #FaceAppChallange.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet