×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Anulohet tenderi 7.2 milionë dollarë i satelitëve të Ramës, asnjë firmë nuk ka interes

Në tetor të vitit 2021, kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se: “Do çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër. Vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2”. Kryeministri vendosi si afat muajin mars 2022 për dërgimin e satelitëve, por ky premtim nuk u mbajt. Atij i erdhi në ndihmë Niko Peleshi, i cili në datën 7 prill të këtij viti firmosi një tender të majmë për dërgimin e satelitëve të Ramës.

Në atë kohë, Boldnews.al raportoi për hapjen e tenderit, i cili në fakt nuk bënte fjalë për satelitë, por për monitorimin 3 vjeçar të territorit. Por, disa javë pas hapjes së këtyre procedurave, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se procedura është anuluar. Një “njollë” e rëndë në kurriz të Peleshit, i cili nuk ka bindur asnjë firmë shqiptare apo të huaj që të marrë pjesë në këtë procedurë, për t’i plotësuar qokën kryeministrit. Ose Peleshi ka treguar origjinën e tij, duke anuluar të parën për të rritur edhe fondin e akorduar.

Faksimile: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar anulimin e tenderit për monitorimin e territorit

Hapja e procedurave të këtij tenderi erdhi në një kohë që Ajencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, një agjenci në varësi direkte të Peleshit dhe Ramës, e drejtuar na ish-kryepolici Haki Çako, është vënë nën akuzë për helikopterët. Ku nga 6 të tillë, ka vetëm 1 në gjendje pune. Por, kësaj herë, Peleshi apo Çako duhet të japin llogari te Rama, i cili nuk do t’ia dijë sa hektarë pyje apo ullinj digjen, por interesohet për satelitët e tij. Por, nëse kanë dështuar këtë kohë, a mos ndoshta Rama po ligjëron mbjelljen në masë të hashashit?!

Duke u ndalur te tenderi, sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar anulimin e procedurës “dialog konkurrues – prokurim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”. Objekti i kontratës është “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, i cili kishte një fond limit 671.760.000 lekë pa TVSH, ose me TVSH 7.2 milionë USD.

“Arsyet e Anulimit janë bazuar në ligjin nNr. 36/2020 ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”, thuhet në këtë dokument. Njoftimi është bërë në datën 20.06.2022.

Denoncimi i Boldnews dhe dokumentet e atëhershme

Në muajin prill 2022, Boldnews.al publikoi dokumentet e tenderit të hapur nga Peleshi për monitorimin e territorit. Por, nuk bëhej fjalë për satelitë, por për monitorimin 3 vjeccar të hapësirës. Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u zëvendësuan nga “monitorimi i territorit” nga orbita.

Në fakt, kryeministri Rama bëri disa deklarata se në muajin mars Shqipëria do të niste satelitët, por Peleshi hapi tendering në prill. Në atë kohë Agjencia e Mbrojtjes Civile shkruante se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin ishte 36 muaj ose për 3 vite duke filluar nga lidhja e kontratës, ndërsa për tekat e kryeministrit shqiptarët do të paguanin një shumë plot 7.2 milionë USD.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Publikuar më 28.06.2022
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin...

Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13-vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të. […]

Lexo më shumë

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Publikuar më 28.06.2022
13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e...

13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e rëndohet bilanci i sulmit me raketa në një qendër tregtare të qytetit qendror të Ukrainës, Kremenchuk, e cila në ato momente ka qenë e mbushur me njerëz. Sulmi u dënua menjëherë nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë […]

Lexo më shumë

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Publikuar më 28.06.2022
Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të palig...

Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas, SHBA,  mbrëmjen e së hënës, 27 qershor. Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar gjithashtu në spital. San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë