×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ankohen prindërit, në kopshtin 22 fëmijët po shfaqin trauma

Prindërit e fëmijëve të kopshtit 22 në Tiranë, shqetësime për ndryshim të gjendjes emocionale dhe sjelljes së fëmijëve. Ndërrimi i stafit dhe organizimi, shkas që prindërit të kërkojnë ndihmë te Avokati i Popullit. Ky i fundit rekomandon zëvendësimin e drejtoreshës

Enida Vërça  

Një grup prindërish të kopshtit nr. 22 të kryeqytetit, prej kohësh kanë ngritur ankesa për drejtoreshën e këtij institucioni, Aurora Toska e cila nuk i ka zbatuar siç duhet detyrat e saj dhe ka marrë disa vendime të cilat kanë rënë ndesh me interesin e prindërve duke krijuar një gjendje të rënduar psikologjie të fëmijët e tyre. Këshilltarja e prindërve, Ina Kasimati, ka kaluar nëpër dyert e shumë institucioneve, për më shumë se një vit dhe deri më tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje. E gjendur në këto kushte, Kasimati denoncon në gazetën “Shekulli”, gjithë kalvarin e mundimeve, i cili ka nisur në shtator të vitit që lamë pas, kur drejtoresha e kopshtit ka ndërruar edukatoren dhe prej asaj kohe fëmijët kanë ndryshuar sjellje, duke treguar shenja të mëdha agresivitet.”Si fillim ka pasur shumë pabarazi në këtë kopsht. Në klasën e djalit tim, grupi ishte me 40 fëmijë, ndërsa klasat e tjera ishin me 20. Po ashtu, ndryshimi i mësueseve pa një motivacion, i cili më pas shkaktoi pasoja në shëndetin e fëmijëve tanë, na ka bërë që të ankohemi. Drejtoresha e komanduar, Aurora Toska, emëroi mësuese Mimoza Imerajn, e cila nuk u prit mirë nga fëmijët dhe nuk pati një konsultim me prindërit se për çfarë arsye po bëhej ky ndryshim”, deklaron ajo. Ndërrimi i mësueseve herë pas herë nga drejtoresha pa shkak, mungesa e kushteve higjieno-sanitare si dhe mospasja e një rregulloreje mbi ushqimet që konsumohen brenda mureve të këtij kopshti, kanë qenë disa nga arsyet që këshilltarja e prindërve, t’i dërgonte një ankesë si fillim Avokatit të Popullit në lidhje me situatën e paraqitur në kopshtin 22.

Avokati i Popullit

Më 26 mars të 2019, Avokati i Popullit dërgon rekomandimin për drejtoreshën e kopshtit, e cila në bazë të verifikimit të situatës, rezulton në disa shkelje, duke i dhënë në këtë mënyrë të drejtë ankesave të ngritura prej prindërve. “Institucioni i Avokatit të Popullit në bazë të atributeve që i jepen nga Kushtetuta dhe ligji, për problematikën e ngritur nga shtetësja Ina  Kasimati. Në shkresën zyrtare, datë 30.1.2019, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, na kë vënë në dispozicion informacionin përkatës, në lidhje me situatën në kopshtin nr 22. Nga verifikimi i dokumentacioneve i cili vijon si më poshtë: rregulloren e kopshtit; shkresën zyrtare ku për nevojat e institucioneve arsimore publike është njoftuar znj. Aurora Toska, drejtor i komanduar për ushtrimin e këtij funksioni; kopje të procesverbalit ku prindërit kanë pasur dakordësinë e kalimit të znj. Mimoza Imeraj në grupin e dytë; kopjen e procesverbalit ku ndarja e edukatoreve sipas grupeve për ciklin e mësimor 2018-2019 në kopshtin 22, ka patur dakordësinë e edukatoreve. Në rregulloren e kopshtit 22, u vu re se nuk është konstatuar se në përmbajtje të saj nuk është parashikuar asgjë për të drejtat dhe detyrimet e prindërve”, shkruan Avokati i Popullit. Ndër të tjera pas shqyrtimit me imtësi Avokati i Popullit deklaron se nuk janë zbatuar të gjitha hallkat e këtij zinxhiri duke krijuar një atmosferë aspak të mirë për fëmijët dhe prindërit. “Avokati i Popullit rekomandon: Marrjen e masave për emërimin përfundimtar drejtuesit të kopshtit nr 22, sipas legjislacionit në fuqi. Marrjen e masave për transferimin e znj. Aurora Toska në një kopsht tjetër në përfundim të këtij viti shkollor. Marrjen e masave, për hartimin e rregullores së funksionimit dhe organizmit të kopshtit nr. 22 Tiranë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, rekomandon Avokati i Popullit, nën firmën e komisioneres, Nejta Peka.

QZHEF

Pas rekomandimit të Avokatit të Popullit i cili argumenton se përse duhet të behet ndryshimi i drejtoreshës së kopshtit nr 22, më datën 18 prill të kij vit, është përgjigjur drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF) në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri. Në shkresën dërguar Avokatit të Popullit, Beqiri thotë se rekomandim do të shqyrtohet me kujdes në të gjithë përmbajtjen e tij. “Pasi u njohëm me shkresën, datë 26.03.2019  mbi rekomandimin e Avokatit të Popullit për respektimin e të drejtave të fëmijëve në kopshtin nr 22, ju informojnë se: Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve ka për detyrë të bashkëpunoj me çdo institucion i cili garanton mbrojtjen e fëmijëve. Për sa më sipër ju bëjmë me dije se rekomandimi juaj do të shqyrtohet me korrektësi”, shkruan mes të tjerash drejtoresha e QEZHEF-së. Ina thotë se vazhdojnë të jenë ende në pritje të largimit të kësaj drejtoreshe, por deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur. ” Unë jam në pritje që QEZHEF (Bashkia Tiranë) ta kryejë rekomandimin e Avokatit të Popullit dërguar në mars institucionit përkatëse për heqjen e drejtoreshës se kopshtit nr 22 për shkak të vendimeve të saj që cenuan shumë edukimin cilësor të fëmijëve në grupin parashkollor dhe u shkelën në mënyrë agresive të drejtat e prindërve. Jemi në gusht dhe drejtoresha vazhdon të jete në kopsht”, thotë ajo për “Shekulli”-n.

MASR

Pas marrjes së letrës së Avokatit të Popullit mbi rekomandimin e shkeljeve të gjetura në kopshtin nr 22, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Selam Hodaj. Referuar rekomandimit mbi largimin e drejtoreshës Aurora Toska nga ky kopsht, ai thotë se procedurat e lëvizjes paralele kryen në bazë të udhëzimit të ri të MASR dhe punësimi i tyre kryhet vetëm nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”. Referuar këtij udhëzim, nuk mund të kryhet një lëvizje e tillë, nëse kandidatët nuk konkurrojnë në portal për të mbushur vendet vakante. “Edhe pse drejtoresha e kopshtit nr 22 është gjetur në shkelje dhe është rekomanduar largimi i saj nga ky institucion, ajo vazhdon te jetë ende aty. Kjo drejtoresh nuk ka menaxhuar si duhet as problematikat me kuzhinën ,as me higjienën. As me edukatoret nuk është marr seriozisht ,pasi ka prindër që janë ankuar për komunikimin me të bërtitura dhe ulërije të edukatoreve , dhe kjo situate në vend qe të përmirësohej, ka shkuar më keq”, thotë Ina.

Neglizhenca e institucioneve, përgjegjëse për situatën

Moszbatimi i rekomandimit të parë të Avokatit të Popullit, pas dërgimit të dy ankesave nga Ina në adresë të tij në muajin maj, ka bërë që ky i fundit të ridërgojë një tjetër rekomandim drejt bashkisë ,QEZHEF-së ,dhe MASR-së. Në lëndën shkresë për ndjekje, AP shkruan: “Avokati i Popullit me shkresën nr K5/I 7-11 prot, datë 16.05.2019, kërkon marrjen e masave për zbatimin korrekt të rekomandimit të tij. Pas verifikimit të masave të marra”, shkruan AP. Në vazhdim të shqyrtimit të situatës, AP i dërgon një letër ministres së Arsimit, Besa Shahini, duke e vënë në dijeni për rekomandimet që ka dhënë ndaj kopshtit nr 22, duke shprehur keqardhjen e mungesës së bashkëpunimit nga ana e institucioneve përgjegjës për zgjidhjen e situatës. “E nderuar zonja Shahini, me lejoni që nëpërmjet këtij komunikimi të ndaj me Ju shqetësimin, lidhur me qëndrimin zyrtar në frymën e Kushtetutës dhe të legjislacionit në fuqinë të Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë. Me keqardhje vërejmë mungesën e hapur të bashkëpunimit, në funksionim të respektimit dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi, karshi institucionit të Avokatit të Popullit”, shkruan Avokati i Popullit, Erinda Ballanca. Në vazhdim të kësaj shkrese thuhet se Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë nuk  ka marrë në konsideratë rekomandimin e dhënë prej AP në lidhje me situatën në kopshtin nr 22 të kryeqytetit. Më tej kërkon mbajtjen e një qëndrim nga Drejtoria Arsimore në lidhje me shqetësimin e prindërve dhe fëmijëve, duke qenë se rekomandimi i dhënë është i bazuar në fakte dhe i përket një periudhe të gjatë kohore. Teksa rrëfehet, Ina tregon përplasjet institucionale dhe ditën kur prindërit kanë pasur debate me drejtoreshën”Ditën e parë të shkollës  në zyrën e drejtoreshës ishim 10  prindër që  kishim dorëzuar dy peticione: Njeri grup, prindërit kërkonin që mësuesja Mimoza Ymeri të vazhdonte me fëmijët nga grupi parë në të dytin, pra të mos kalonte në grupin e parashkolloreve , dhe ne, prindërit e grupit të tretë që kërkonim të mos ndryshonte mësuesen që kishin patur fëmijët tanë në grupin e dytë. Drejtoresha kur beri ndryshimin as që na kishte thënë ne prindërve më përpara, por as me mësueset nuk kishte diskutuar. Kur e kishte nxjerre si vendim mësuese Mimoza nuk e kishte pranuar të merrte grupin e tretë, por e ndodhur ne situatën qe drejtoresha nuk pyeste, vazhdoi me fëmijët tanë, por duke ja bere me dije që shumë shpejt do largohej nga ky kopsht”, thotë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Situatë alarmante në Shqipëri, 6 vdekje dhe rekord me rastet e reja në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Situatë alarmante në Shqipëri, 6 vdekje dhe rekord me rastet e reja në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Publikuar më 28.10.2020
Vazhdojnë shifrat e larta me viktima dhe raste të reja ditor...

Vazhdojnë shifrat e larta me viktima dhe raste të reja ditore  nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi pasditen e së mërkurës për 6 humbje jete dhe 311 raste të reja, duke shënuar një rekord të ri, sa i takon infektimeve. Një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Përrenjasi, një […]

Lexo më shumë

Humbin jetën 7 persona nga koronavirusi, vazhdojnë shifrat e larta me rastet e reja në vendin tonë

Humbin jetën 7 persona nga koronavirusi, vazhdojnë shifrat e larta me rastet e reja në vendin tonë

Publikuar më 27.10.2020
Kanë humbur jetën 7 persona në 24 orët e fundit në vendin to...

Kanë humbur jetën 7 persona në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar totalin në 487 nga fillimi i epidemisë. Një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar […]

Lexo më shumë

E infektuar me COVID-19, ndërron jetë mamia në Elbasan (Emri)

E infektuar me COVID-19, ndërron jetë mamia në Elbasan (Emri)

Publikuar më 27.10.2020
COVID-19 i ka marrë jetën mamisë së spitalit Rajonal të Elba...

COVID-19 i ka marrë jetën mamisë së spitalit Rajonal të Elbasanit Majlinda Ilirjani. Mamia prej ditësh ishte e infektuar me COVDI-19. Ajo ushtroi profesioni si mami për më shumë se 30 vite. Ilirjani u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare. Kujtojmë që nga dita në ditë kemi një situatë të rënduar ta rasteve me COVID-19 […]

Lexo më shumë

Situatë problematike në spitale, Manastirliu tregon kur do të hapet Covid 3

Situatë problematike në spitale, Manastirliu tregon kur do të hapet Covid 3

Publikuar më 25.10.2020
Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes S...

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zhvilluar një takim këtë të diel me stafin mjekësor të Spitalit Infektiv. Mes të tjerash, ajo ka njoftuar se hapja e spitalit Covid 3, do të ndodhë kur të ezaurohen kapacitet e ‘Infektivit’ dhe ‘Shefqet Ndroqit’. “Kur të ezaurohen kapacitete e dy spitaleve dhe kjo ndodh […]

Lexo më shumë

“COVID-19 nuk pyet nëse je apo jo me sëmundje shoqëruese”, Bino: E provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh

“COVID-19 nuk pyet nëse je apo jo me sëmundje shoqëruese”, Bino: E provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh

Publikuar më 24.10.2020
Në këndin e zërit të ekspertit këtë të shtunë është vendosur...

Në këndin e zërit të ekspertit këtë të shtunë është vendosur shefja e ISHP, Silva Bino. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar mesazhin. Në këtë video, Bino kërkon ndërgjegjësim të çdo qytetari mbi COVID-19, teksa shton se virusit nuk i ka ndryshuar virulenca. Teksa pohon se vetë […]

Lexo më shumë

“Neglizhenca ju kushton jetën”, mjekja bën thirrjen e rëndësishme: Kur duhet t’i drejtoheni spitalit

“Neglizhenca ju kushton jetën”, mjekja bën thirrjen e rëndësishme: Kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Publikuar më 23.10.2020
Shefja e Pneumologjisë, Silvana Bala, në një videomesazh të ...

Shefja e Pneumologjisë, Silvana Bala, në një videomesazh të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregon se kur pacientët duhet t’i drejtohen spitalit.  Mjekja thotë se si fillim pacientët duhet t’i drejtohen mjekut të familjes dhe nëse ky i fundit rekomandon spitalin, nuk duhet të neglizhohet. “Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, […]

Lexo më shumë

Viti i ri akademik/ Rektori i UT-së tregon si do të zhvillohet mësimi dhe çfarë do të ndodhë me tarifat e studimit

Viti i ri akademik/ Rektori i UT-së tregon si do të zhvillohet mësimi dhe çfarë do të ndodhë me tarifat e studimit

Publikuar më 22.10.2020
Në një konferencë me gazetarët, rektori i Universiteti të Ti...

Në një konferencë me gazetarët, rektori i Universiteti të Tiranës, Artan Hoxha ka deklaruar se zhvillimi i lëndëve mësimore pritet të alternohet. Ai deklaroi se nuk dëshirojnë që të shkëpusin studentet nga auditorët, për këtë arsye mësimi pritet të zhvillohen mes atij online dhe në auditor. “Gjithçka është në varësi të situatës së pandemisë COVID-19. […]

Lexo më shumë

“Virusi është bërë më agresiv”, apeli i drejtorit të spitalit Covid 2: Maska e vetmja që mund të shpëtojë jetën tonë!

“Virusi është bërë më agresiv”, apeli i drejtorit të spitalit Covid 2: Maska e vetmja që mund të shpëtojë jetën tonë!

Publikuar më 21.10.2020
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar një videomesazh të mjekut Perlat Kapisyzit. Ky i fundit tregon se virusi ka pësuar mutacion dhe është bërë më shumë transmetues se më parë. Po ashtu mjeku thotë se COVID-19 është bërë më agresiv se në fillim. “Virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion gjenetik ku një nga më […]

Lexo më shumë