Andi Lila largohet nga kombëtarja për një arsye të veçantë (FOTO)

Mesfushori i kombëtares është larguar nga grumbullimi i kombëtares, për një arsye të veçantë.

32-vjeçari ka kërkuar lejen e Panuçit për të qenë pranë bashkëshortes, e cila ka sjellë në jetë një vajzë.

Kujtojmë që Lila u aktivizua si titullar në ndeshjen me Jordaninë. Nuk dihet nëse ai do të kthehet për të qenë pjesë e listës së kombëtares për përballjen ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Gjatë ditës së sotme, Lila postoi në rrjetet e tij sociale një foto me familjen e tij, ku bëri publik lajmin se është shtuar me një vajzë të vogël, të cilës i ka vënë emrin Axa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet