×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

ANALIZA/ Platforma Politike e Marrëdhënieve Ndërshtetërore

Dr. Harilla Goga

Dr. Emiljan Mustaqe

 

Eshtë e qartë se marrëdhëniet mes shteteve, që nga themelimi, kanë ndjekur në mënyrë rigoroze interesat e tyre, që me kohë janë përcaktuar si “interesa kombëtare”. Qëllimet i politikës së tyre të jashtme gjithmonë kanë qenë subjekt i atyre interesave. Në këtë këndvështrim, sa më shumë rezultate të prekshme një shtet arrin në përmbushjen e interesave tw tij kombëtare, aq më shumë qeveritë/institucionet politike të atij shteti vlerësohen si një sukses i madh, duke i dhënë liderëve politike një vend të lavdishëm në historinë e vendit. Nuk ka ndodhur që nga brenda vendit të ketë reaksione dhe të mund të ngrejë një pyetje nese ato rezultate janë arritur në dëm të shteteve/kombeve të tjerë. Përkundrazi, ato qeveri/institucione politike jo vetëm që vendosin emrat e tyre në histori, por edhe sistemi arsimor, akademia dhe studiuesit i kanë përdorur sistematikisht si burim frymëzimi në të gjithë popullin, veçanërisht për brezin e ri të vendit. Në thelb historia e marrëdhenieve ndër-shtetërore rrotullohet rreth këtij boshti që nga historia deri në ditët e sotme.

E ardhmja lind në të tashmen

Sic  është e njohur mirë, veçanërisht gjatë njëqind viteve të fundit dhe kohë pas kohe, shtetet kanë zhvilluar marrëdhënie duke i formësuar ato në një mënyrë që të mbrojnë veten e tyre dhe, më pas, të ndërtojnë paqen, të ruajnë zhvillimin ndërkohë që globalizimi përparon me shpejtësi nga një dekadë në tjetrën, teknologjia e informacionit ka rrëzuar çdo kufi, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore nuk janë më “çështje të brendshme kombëtare”. Më shumë akoma, demokracia, si një sistem i dëshiruar, është njohur dhe pranuar  nga çdo komb,  pavarësisht nga ndryshimet që kombet kanë në aspektin e nivelit të zhvillimit ekonomik, kulturor, arsimor dhe në fusha të tjera të jetës. Këto marrëdhënie nënkuptojnë gjithashtu edhe pjesë të interesave të përbashkëta. Në fakt, duke parë me kujdes interesat e përbashkëta të shteteve, duhet të shtojmë se kjo nuk është një ide e re. Gjatë dy shekujve të fundit, shumë studiues, burra shteti dhe filozofë kanë botuar punimet e tyre dhe kanë bërë thirrje për paqe, rritjen e përgjegjësisë kolektive për ndalimin e veprimeve ushtarake dhe luftërave. Kështu, ne nuk po sjellim këtu ndonjë përmbajtje të re të interesave të Shteteve. E reja jonë lidhet me klasifikimn dhe analizën e tyre si përmbajtje si dhe me qasjen e Shteteve në marrëdhëniet që ato zhvillojnë mes tyre. Gjithashtu, edhe duke i dhëne një trajtë më të plotë hierarkisë e interesave të Shteteve bazuar në disa koncepte të reja të Platformave të ardhshme politike ndër-shtetërore, pasi mendojmë se e ardhmja duhet të mbillen sot, pak nga pak, për të patur siguri në të ardhmen.

Në kuadër të kësaj qasje, mund të përmendim këtu arritjet e mëparshme në nivel ndërkombëtar dhe në interes të përbashkët si e drejta ndërkombëtare, dhe organet e OKB si dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale në të gjithë botën. Këto janë arritje reale që demonstrojnë interesat e përbashkëta dhe kolektive, të cilat janë rezultate të prekshme të zbatimit të platformave politike në interesin e të gjitha shteteve. Në shikim të parë, dikush mund t’i gjykojë këto organizata si jo efektive, plot burokraci dhe pa fuqi vendimmarrëse, etj., Por, ato janë ngritur në sajë të liderave vizionarë dhe elitës së politikanëve të frymëzuar nga idetë e interesave të përbashkëta, të cilat mbeten një objektiv tepër madhor i mbarë njerëzimit. Sic tregon dhe historia e tyre, ato sigurisht nuk janë arritur menjëherë, por kanë marrë dhe do të kërkojnë një shtrirje kohore në qindra e qindra vjet, pasi ato implementohen pjese-pjesë shpesh mes përplasjeve dhe me kthim pas. Ato kanë qënë dhe do të jenë një punë e madhe e politikanëve të përgjegjshëm, veçanërisht atyre që drejtojnë fuqitë e mëdha të planetit tonë.

 Hierarkia e interesave të shteteve

Shtetet, përveç “interesit kombëtar”, të cilat përcaktohen si të shenjta, madhore, të larta dhe të pa-negociueshme, kanë përparuar shumë më tepër edhe drejt parimit tjetër, atë të “mosndërhyrjes në punët e brendshme”. Megjithëse rolin dhe veprimtaria në rritje i organizatave ndërkombëtare dhe i OKB, në fakt, Shtetet  kanë ndërtuar dhe mbrojnë sovranitetin e tyre, vecanërisht kur aktivitetet e përbashkëta prekin interesat kombëtare. Të gjitha aspektet e marrëdhënieve midis shteteve janë zhvilluar dhe po zhvillohen në mënyrë rigoroze bazuar në interesat e tyre, të përcaktuara nga vetë ato. Siç na tregon realiteti, në shumicën e rasteve, ata nuk i konsiderojnë interesat e shteteve të tjera. Po, kështu, siç na tregon historia, Shtetet veprojnë për të mbrojtur interesat e tyre, duke shtrirë dhe zgjeruar territoret e tyre, të mbështetur pothuaj gjithmonë nga forca, nga investimet kapitale kudo që ka qënë e mundur, duke synuar maksimizimin e fitimeve të tyre. Duhet shtuar këtu edhe aspekti tjetër që, veçanërisht rritja e investimeve dhe kapitalit nga vendet e fuqishme kanë sjellë edhe përfitime për vendet pritëse si krijimi i vendeve të punës, thithjen e teknologjisë së re, veçanërisht në vendet dhe rajonet më pak të zhvilluara.

Ky lloj interesi i marrëdhënieve midis shteteve do të vazhdojë të jetë mbizotërues edhe për qindra e qindra vjet. Por, koha ka ardhur për të menduar dhe, më vonë për të vepruar, për qasje me përmbajtje sa më të gjerë në drejtim të interesave të përbashkëta. Siç na tregon edhe historia e marrëdhënieve ndërshtetërore, interesat e shteteve mund të klasifikohen/gruphen si më poshtë:

Në grupin e parë të interesave, mund të vendosim veprimet e shteteve për të maksimizuar interesat e tyre. Shtetet, duke përdorur të gjitha mjetet që ata disponjnë si diplomacinë, kulturën, fuqinë ekonomike-tregtare dhe investimet, përfshirë veprimet ushtarake etj., synojnë përmbushjen maksimale të interesave të tyre.  Kjo është një qasje që vjen nga historia e gjatë e marrëdhënieve ndërshtetërore, por gjithashtu ajo ende ndiqet nga shumë shtete si dhe mbështetet nga studiues, analistë dhe akademikë që e ushqejnë këtë politikë.

Në grupin e dytë të interesave, mund të vendosim interesat që Shtetet synojnë t’i përmbushin sipas parimit win-win. Në këtë grup përfshihen interesat e shteteve si më sipër, por ndërkaq, ata përpiqen të marrin në konsideratë edhe interesat e shteteve të tjera në mënyrë që raporti i interesave të arrijë balancën në marrëdhëniet e tyre komplekse. Në fakt, ky veprim i shteteve ka luajtur një rol të dobishëm në histori, duke vendosur paqen dhe stabilitetin për shumë kohë në botë. Politika e famshme e Balancit të Fuqive është thelbi i atyre veprimeve. (për më shumë rreth këtij parimi, lexoni librin: Diplomacy and Promoting Democracy – Understanding the World of Tomorrow, në vecanti kapitullin “Culture, Politics and Diplomacy). Por, nga ana tjetër, pikërisht pse në bazë të këtyre interesave është balanci mes tyre, raportet ndër-shtetërore nuk mund të jenë të qëndrueshme për një kohë të gjatë. Shkaku është se balanca/ekuilibri i gjetur dryshon kohë pas kohe pasi ndryshon pasha e Shteteve në raportet ndërkombëtare . Për pasojë, një ekuilibër i ri duhet të rikthehet, i cili shpesh ai vjen nëpërmjet përplasjeve diplomatike, sanksioneve  ekonomike apo vetë luftrave.

Grupi i tretë i interesave, mund të lidhet me veprimin e Shteteve kur ata, para se të ndërtojnë platformën e përmbushjes së interesave të tyre, ata studiojnë, analizojnë thellë dhe konsiderojnë me shumë vëmendje interesat e shteteve partnere. Të njëjtën gjë kërkohet të bëjnë dhe partnerët e tyre. Në hapin e radhës, gjatë negociatave, ata, në një mënyrë transparente dhe të sinqertë, ndërtojnë Platformën e tyre Politike të marrëdhënieve dy apo shumë palëshe. Ndoshta nuk është e tepërt të citojmë se historia ka treguar dhe tregon se shëmbuj të tillë që demonstrojnë këto lloj marrëdhëniesh ndër-shtetërore kanë përbërë një sukses për ato shtete si dhe një model për të tjerët. Është gjithashtu evidente se studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe vetë diplomacia progresive së bashku  punojnë shumë mbi këtë qasje të interesave, por rruga është ende shumë e gjatë.

Ekziston edhe një tjetër grupim, që ne dëshirojmë ta quajmë Grupi i katërt i interesave, që nënkupton veprimin e shteteve të cilët jo vetëm që marrin në konsideratë interesat e shteteve të tjera, por ato mbështeten në interesin e përbashkët mes tyre, për të gjithë rajonin apo për një grupim më të gjerë të  shteteve dhe më shumë, në interesin botëror. I nisur me interesat e përbashkëta të mbrojtjes së ambientit, ndryshimeve klimatike, mbrojtja nga pandemitë, teknogjia e informacionit, disa degë të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, apo luftës ndaj varfërisë dhe edukimit,  ky grupim interesash do të jetë e ardhmja e marrëdhënieve ndër-shtetërore, të cilët Shtetet, gadualisht, do të duhet ta përfshinë që sot në cdo agjend apo platform të tyre të bashkëpunimit politik.

Formati i Platformave Politike

Duke analizuar çështjet e mësipërme, ne duket se i kemi dhënë formë edhe platformave politike të shteteve në marrëdhëniet e tyre ndërshtetërore. Këtu do të merremi pak më shumë me përmbajtjen e tyre dhe, në mënyre krahasimore, me platformat e organizatave ndërkombëtare.

Një diplomat apo specialist që ka punuar në strukturat apo agjencitë e OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare ka njohur shumë mirë interesat e përbashkëta të njerëzimit të menaxhuara prej tyre, duke u ndjerë si diplomatë dhe punonjës ndërkombëtarë në shërbim të mbarë njerëzimit. Sa i përket Shteteve, ato duket se janë aktorë që luajnë në të dy krahët: ndërsa mbështesin interesin e përbashkët të programeve të OKB, ato tregojnë një vëmendje të madhe ndaj përmbushjes së interesave të tyre kombëtare. Ky raport interesash shprehur në qëndrimin e shteteve në sesionet e OKB përbën një histori të gjatë të marrëdhënieve midis organizatave ndërkombëtare, në veçanti të OKB, të cilët promovojnë dhe mbrojnë interesin e përbashkët dhe shteteve që mbrojnë interesat e tyre kombëtare. Kjo  “përplasje” midis interesave të përbashkëta dhe kombëtare në fund të fundit, miratohet nga vetë shtetet. Kjo nënkupton se, nëse duam që OKB të luajë rolin e saj mbikombëtar në interesin e të gjithëve, duhet që vetë shtetet të “demokratizohen” në qëndrimet e tyre ndaj raportit të interesave kombëtare dhe atyre të përbashkëta përgjatë cdo lloj marrëdhënie ndër-shtetërore.   Ndërkaq, në tribunat e organizatave ndërkombëtare, që udhëhiqen nga interesat e përbashkëta, “përplasja” me interesat kombëtare të shteteve sigurisht që do të vazhdojë, synohet që raporti i dominancës së interesave të përbashkëta të rritet vazhdimisht sidomos në zbatimin e programeve të OKB dhe organizatave të tjera ndërkombëtare nga shtetet anëtare.

Në kuadër të kësaj qasjeje, le të vijojmë me kontributin e shteteve në marrëdhëniet e tyre ndër-shtetërore për fuqizimin e interesave të përbashkëta. Ideja është se si shtetet mund të bëjnë më shumë për të bërë përparim në marrëdhëniet e tyre, duke konsideruar interesin e përbashkët shumë më tepër sesa atë kombëtar. Ne jemi në mendimin se, sapo shtetet të identifikojnë ato interesa, u takon atyre t’i klasifikojnë dhe të ndërtojnë programe strategjike zhvillimi.

Nëse negociatat dypalëshe/shumëpalëshe fillojnë nga pika mbi “interesin e përbashkët”, ato natyrisht mund të përparojnë shumë më tepër për të arritur edhe interesat kombëtare sesa anasjelltas. Në rastet, për shembull, të ndërtimit të murit në kufirin SHBA-Meksikë, përplasjes se fundit midis Turqisë dhe Greqisë për zonën ekskluzive ekonomike, konfliktit në Ukrainë, çështje të pazgjidhura në Ballkan, konflikti ndër dekada Pakistan-Indi për Kashmirin, apo së fundmi rindezja e konfliktit Armeni-Azerbaxhan mbi Nagorni Karabak, etj., del qartë se marrëdhëniet ndërshtetërore udhëhiqen ende nga interesat e klasifikuara në grupin e parë të tyre, pasuar me vështirësi nga grupi i dytë. Fatkeqësisht, ka shumë shembuj të tillë në botën e sotme që tregojnë këto lloje platformash politike të shteteve, të cilat dominojnë marrëdhëniet e sotme midis tyre.

Sipas kësaj analize mund të shprehemi se dy grupimet e tjera të klasifikimit tonë (e treta dhe katërta), të cilët për kohën që jetojmë janë ende larg, shumë larg për t’u konsideruar nga shtetet. Prandaj kërkohet një qasje e re në mënyrë që dy grupimet e fundit të rimarrin vendet e para dhe të dyta. Zbatimi i kësaj qasjeje sigurisht varet nga disa faktorë, veçanërisht nga vullneti i politikës. Veprimet e politikanëve në terren kryesisht udhëhiqen nga qëllimet e tyre politike të frymëzuara nga interesat tepër të ngushta kombëtare, kështu që ata vuajnë nga mungesa e vizionit për të shkuar përtej ambicieve të tyre në nivelin dypalësh dhe global. Prandaj, Platformat Politike mund të jenë efektive dhe ka shumë të ngjarë të zbatohen me kushtin që, gjatë procesit të negociatave, të dy palët duhet të përfshijnë në një mënyrë shumë transparente dhe të sinqertë hierarkinë e interesave të tyre dhe  veprimet që duhet të ndërmarrin. Megjithëse, negociatat sipas grupit të dytë të interesave do të vazhdojë të jetë akoma në tryezën e negociatave edhe për një kohë të gjatë, shtetet, gradualisht, duhet të lënë mënjanë këtë politikë negociatash. Themi gradualisht pasi shtetet nuk mund të heqin dorë menjëherë nga interesat e tyre kombëtare për shkak ato janë themeluar bazuar në këto interesa dhe jetojnë falë konsolidimit të tyre. Së dyti, vendet më pak demokratike kanë vështirësi të kuptojnë se “e imja mund të jetë e jona”. Prandaj, kjo do të jetë një rrugë e gjatë që duhet të bëhet nga të gjitha kombet. Krijuesit e ideve dhe bota akademike e profilizuar luan një rol thelbësor për arritjen e suksesit në nivelin ndërkombëtar, që nënkupton edhe ato kombëtar. Por, ne sugjerojmë në këtë studim të shkurtër që Shtetet në rrugë dypalëshe kanë shumë në duart e tyre për të bërë përparim derisa grupi i tretë dhe i katërt i interesit ndër-shtetëror të marrin vendin e grupit të parë dhe të dytë, gjatë gjithë veprimeve të tyre. Ky duhet të jetë gjithashtu kontributi i vërtetë i shteteve për të rritur rolin e OKB dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Si përfundim, qëllimi i këtij studimi është të tërheqë vëmendjen e institucioneve politike si dhe të vendimmarrësve në të gjitha nivelet që, para se të fillojë procesi i negociatave, është shumë e nevojshme që platformat politike të përbëhen jo vetëm nga një pjesë (siç kanë historikisht, dhe së bashku me të gjitha çështjet, pikat dhe problemet që shtetet bien dakord të diskutojnë në tryezat e negociatave), por edhe nga një pjesë tjetër, që flet për parimet. Kjo pjesë e parë duhet të ndërtohet bazuar te hierarkia e interesave të shteteve. Prandaj, u takon shteteve të marrin në konsideratë këtë klasifikim dhe ndërtojnë platformat e  tyre politike. Shtetet, gradualisht, negociat pas negociate dhe në process, mund të kapërcejnë çështjet e diskutuara bazuar në grupin e dytë të interesave në atë të tretë, duke parashikuar grupin e katërt të tyre, që duhet të jetë e ardhmja e marrëdhënieve ndër-shtetërore.

* Dr. Harilla Goga është diplomat karriere, ndërsa Dr. Emiljan Mustaqe është Pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Një çam në penën e një greku

Një çam në penën e një greku

Publikuar më 26.10.2020
Pirro Naçi  Për Ali Dino Bej kam shkruar edhe më parë. Dino,...

Pirro Naçi  Për Ali Dino Bej kam shkruar edhe më parë. Dino, siç nënshkruante skicat, ishte një figurë e veçantë e periudhës midis dy luftrave botërore. Artisti me origjinë nga Preveza  lindi në ishullin Chios të Greqisë më 1890,  me rrënjë nga Sajadha  ku ishin edhe sarajet e gjyshit, në Lopës. Me skicën e thjeshtë […]

Lexo më shumë

Nga një parti- o burra- e të bëhemi përjetësisht deputet!

Nga një parti- o burra- e të bëhemi përjetësisht deputet!

Publikuar më 25.10.2020
Alban Daci Ka një problem të madh që ka në lidhje me politik...

Alban Daci Ka një problem të madh që ka në lidhje me politikën që duhet të jetë përballë politikës dhe ky problem ka të bëj më faktin se shumica e konsiderojnë mundësi punësimi e privilegje personale dhe harrojnë se politika mbi është gjitha është arti i qeverisje dhe mekanizmi më i mirë për të garantuar […]

Lexo më shumë

“Primaret” e SHQUP-it dhe Rilindjes

“Primaret” e SHQUP-it dhe Rilindjes

Publikuar më 24.10.2020
Koço Kokëdhima Demokratët që sot ndjehen të zhgënjyer nga “p...

Koço Kokëdhima Demokratët që sot ndjehen të zhgënjyer nga “primaret” e SHQUP-it dhe ata socialistë që do të zhgënjehen nesër nga ato të Rilindjes, po legjitimojnë një proces fals, sepse ato nuk kanë asgjë të përbashkët me zgjedhjen e kandidatëve sipas votave të anëtarësisë së partisë. “Zgjidhja’ i sanksionoi primaret brenda partisë në statut, tre […]

Lexo më shumë

Plehrat e Shqipërisë

Plehrat e Shqipërisë

Publikuar më 23.10.2020
Koço Kokëdhima Kur, 16 vite më parë, ndaluam, të gjithë së b...

Koço Kokëdhima Kur, 16 vite më parë, ndaluam, të gjithë së bashku, ndërtimin e inceneratorit të Kasharit, që ishte projektuar për të djegur miliona tonë plehra të Italisë të sjella nga ‘Ecomafia’, besuam se e fituam betejën me helmuesit e ajrit, tokës, jetëve dhe të ardhmes së vendit. Gabuam. Elita e vjetër politike nuk hoqi […]

Lexo më shumë

Një histori për Sokol Ballën

Një histori për Sokol Ballën

Publikuar më 22.10.2020
Pirro Naçi I nderuari z. gazetar! Lexova pak ditë më parë pë...

Pirro Naçi I nderuari z. gazetar! Lexova pak ditë më parë përgjigjen tuaj për çka shkruante  pedagogu grek. Edhe atë e lexova me shumë interes. Shumë nga ato  që  ai shprehte i dëgjova nga ministri i jashtëm grek  dhe nga kryeministri shqiptar, pas shkrimit të  botuar. Ai ka talentin për të shpjeguar dhe analizuar gjëra […]

Lexo më shumë

COVID: LEXOHET ME “K” SI KONÇESIONET

COVID: LEXOHET ME “K” SI KONÇESIONET

Publikuar më 22.10.2020
Nga Erion Dasho Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mja...

Nga Erion Dasho Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mjaftohem vetëm duke sqaruar ato që nuk po bën qeveria shqiptare për të luftuar COVID-in, por edhe po sqaroj për miqtë e faqes edhe se “PËRSE” nuk po i bën. Nuk ka asnjë arsye bindëse se përse Shqipëria nuk teston për COVID. OBSH […]

Lexo më shumë

Rinia e munguar Migjeniane!

Rinia e munguar Migjeniane!

Publikuar më 14.10.2020
Silvana Begaj “Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja...

Silvana Begaj “Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.” Por sa rini kaluan që nga vjersha e Migjenit? Kaloi rinia e gjyshërve të mi dhe nuk ia thanë dot këngës e nuk qeshën […]

Lexo më shumë

“Shqiptarët po vdesin, Komiteti i COVID në botën e çudirave”

“Shqiptarët po vdesin, Komiteti i COVID në botën e çudirave”

Publikuar më 14.10.2020
Nga: Erion Dasho Është revoltuese kur sheh përfaqësues të mi...

Nga: Erion Dasho Është revoltuese kur sheh përfaqësues të ministrisë dhe antarë të komitetit të dalin studiove televizive jo vetëm duke pretenduar “suksese”, por edhe duke pretenduar se masa qesharake, si mbajtja e maskës në publik, do të bëjnë mrekullinë e shumëpritur duke zhdukur COVID-in nga jetët e shqiptarëve! Këtyre zotërinjve dhe zonjave duhet t’u […]

Lexo më shumë