×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Analiza e REL/ A bie ndesh Ballkani i Hapur me Procesin e Berlinit?

Bashkëpunimi ekonomik dhe liria e lëvizjes duket se janë kryefjalë e objektivave të dy nismave që përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Ekspertë të politikave të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor thonë se këto dy nisma – ndonëse mbulojnë çështje të ngjashme – dallojnë në strukturë dhe mund të bien ndesh me njëra-tjetrën. Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel. Ndër qëllimet kryesore të këtij procesi janë: përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit. Fusha të tjera të veprimit në kuadër të tij janë: zgjidhja e çështjeve të brendshme dhe dypalëshe, si dhe pajtimi mes shoqërive të rajonit.

Ky proces përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën. Shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë: Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia.

Ballkani i Hapur, në anën tjetër, është një nismë e vitit 2019, e iniciuar nga udhëheqësit e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Asaj nuk i janë bashkuar ende tri vendet tjera të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Sipas iniciatorëve, Ballkani i Hapur synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve pjesëmarrëse, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe lirinë e lëvizjes. Toby Vogel, ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, me seli në Bruksel, thotë se të dyja këto nisma ndajnë një filozofi të përbashkët.

“Filozofia bazike është se politikat e rajonit janë aq të vështira dhe me ndasi, kështu që duhet fokusuar në objektiva të arritshme, sidomos në fushën e ekonomisë, si: hapja e kufijve, stimulimi i tregtisë, integrimi i tregut, lëvizja e njerëzve etj.”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Në teori, sipas tij, dy nismat plotësojnë njëra-tjetrën ose mbulojnë të njëjtën gjë.

“Nëse, për shembull, Serbia dhe Shqipëria i hapin kufijtë për studentë, biznesmenë, i njohin diplomat e njëra-tjetrës etj., kjo është qartazi një gjë e mirë dhe do të kishte rol [edhe në atë që mbulon Procesi i Berlinit]”, thotë Vogel.

Gjithëpërfshirja – hendeku kryesor mes dy proceseve

Ajo që i dallon dy nismat është qartazi numri i shteteve të përfshira në to. Vogel thotë se Procesi i Berlinit “ka ardhur nga lart poshtë”, përkatësisht si iniciativë e një shteti të BE-së për rajonin, dhe përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Ballkani i Hapur ka origjinën në Ballkan.

“…kjo është arsyeja përse shumë njerëz në rajon e shohin këtë iniciativë [të Ballkanit të Hapur] si një vegël për ndikimin serb, e në mënyrë indirekte edhe për ndikimin rus apo kinez”, thotë Vogel.

Sipas tij, “frika” e shteteve mospjesëmarrëse në Ballkanin Perëndimor mund të jetë e justifikuar, nëse merren parasysh “personalitetet ku e ka origjinën”.

Një nga iniciatorët e Ballkanit të Hapur është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Vogel thotë se edhe BE-ja, tash për tash, ka një marrëdhënie të komplikuar me Ballkanin e Hapur, për faktin se “nuk është plotësisht e qartë se cili është synimi i tij”, duke qenë se ekziston Procesi i Berlinit. Në një deklaratë më 14 qershor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se BE-ja “do t’i mbështesë gjithmonë të gjitha nismat rajonale që nxisin zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin”, por po ashtu “i respekton vendimet e marra nga shtetet individuale”.

Ballkani i Hapur, “pa garanci” për respektimin e standardeve të BE-së

Disa ekspertë tërheqin vërejtjen se Ballkani i Hapur “nuk është i lidhur” me asnjë standard të BE-së, ndryshe nga Procesi i Berlinit, i cili ka standarde të vendosura nga ‘acquis communautaire’, apo legjislacioni i BE-së. Arbëresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike në Kosovë, thotë se Ballkani i Hapur mund edhe të bjerë ndesh me Procesin e Berlinit, meqë “fushëveprimi i të dyja iniciativave është realisht i njëjtë”. Sipas saj, mungesa e garancisë për standardet e BE-së “është shqetësuese” për Ballkanin e Hapur.

“Liderët rajonalë mund ta drejtojnë atë në pista që nuk janë të kontrollueshme nga perspektiva e politikës së zgjerimit të BE-së dhe as të dedikuara për sundimin e ligjit”, thotë Loxha për Radion Evropa e Lirë. Udhëheqësit e “Ballkanit të Hapur”, megjithatë, kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në një samit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet më 23 qershor në Bruksel.

Pjesëmarrjen në këtë samit e ka konfirmuar ndarazi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Loxha vlerëson se “Ballkani i Hapur ka hapësirë të krijojë edhe më shumë ndasi”.

“Lidershipi i Ballkanit të Hapur, ose ata që po e shtyjnë këtë iniciativë janë liderët e dy shteteve më të mëdha të Ballkanit Perëndimor – [Shqipërisë dhe Serbisë] – dhe kjo, që në start, tregon pabarazi dhe tendencë të tyre që të kenë ndikim dhe ta udhëheqin këtë proces pa marrë parasysh interesat e shteteve të vogla”, thotë Loxha.

Me gjithë thirrjet e iniciuesve të Ballkanit të Hapur, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë të kundërshtojnë të bëhen pjesë e nismës. Osmani ka thënë se Ballkani i Hapur nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpunimit rajonal dhe se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ballkani i Hapur më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Përfaqësuesit politikë të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës kanë thënë, deri më tash, se nuk bëhen pjesë e nismave që mund të shihen si alternativë e rrugës së tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Deri ku kanë shkuar dy proceset?

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, luftimin e evazionit fiskal, njohjen e diplomave universitare, bashkëpunimin kulturor dhe turistik, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës. Udhëheqësit e tri shteteve kanë planifikuar që gradualisht të krijojnë edhe një treg të përbashkët për 12 milionë banorë – aq sa kanë të tria vendet bashkë. Nga 1 janari i vitit 2023, ndërkaq, është rënë dakord që edhe kontrollet kufitare midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hiqen.

Takimi i fundit në kuadër të Ballkanit të Hapur është mbajtur më 7 dhe 8 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Në anën tjetër, në kuadër të Procesit të Berlinit janë paraparë të shënjestrohen katër fusha: zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe të brendshme; arritja e pajtimit në mes shoqërive në rajon; rritja e bashkëpunimit ekonomik rajonal; vendosja e bazave për rritje të qëndrueshme. Por, Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka publikuar një hulumtim në vitin 2021, duke vlerësuar se ky proces duhet të ketë më shumë transparencë në lidhje me progresin e punës në fushat që mbulon.

“Ekziston nevoja e krijimit të një kanali të përbashkët komunikimi për progresin e projekteve kyçe energjetike dhe infrastrukturore, në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet, mes tjerash, në hulumtim.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të integrimit në BE. Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar më së shumti, duke hapur tashmë disa kapituj të negociatave të anëtarësimit me bllokun. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të hapjes zyrtare të bisedimeve të pranimit, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok./REL/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Publikuar më 27.06.2022
Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini d...

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij prokosovar. Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi. “Nga Dritarja […]

Lexo më shumë

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Publikuar më 27.06.2022
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vij...

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”! Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë […]

Lexo më shumë

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Publikuar më 27.06.2022
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothua...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothuajse serioz flakët që pushtuan për katër ditë me radhë ishullin e Sazanit. Gjatë debatit në Komision me deputetin e PD Ferdinant Xhaferaj, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan është bërë sikur të ishte bërë nami. “Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në […]

Lexo më shumë