×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Analisti dhe Specialisti

Nasho Bakalli         

Një nga ndjenjat që bie për keq në sy te qëndrimet e disa prej analistëve  të njohur e rishtar kundrejt punës që bëhet për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, është, simpatia  e tyre e papërmbajtur për aksh politikan; dhe, antipatia e tyre për një specialist, profesor, apo inxhinier në fushën e ndërtimtarisë, ose atë të sizmologjisë.

Po pse vallë politikani të jetë kaq tërheqës për analistët ndonëse, populli dhe vet ata nuk kanë parë gjer më sot që politikani të ketë kryer ndonjë vepër të shënuar dashurie mbarëkombëtare; dhe, pse specialisti, profesori, apo inxhinieri iu rëndon atyre kaq shumë në kraharor megjithëse kurrë nuk i ka dhënë askujt shkak zemërthyerje?

Sigurisht që kjo, sjellja aktuale publike e disa analistëve, është shprehje e drejtpërdrejtë e kalbëzimit që karakterizon tërë shtyllat e sistemit tonë politik qeverisës – përshirë masmedia – dhe bën që atyre t’iu ikë mendja apo, të veprojnë si mercenarë kundra interesit të përgjithshëm të cilit, tani po i shërbehet me përkushtim shembullor nga teknicienët dhe studiuesit shkencorë të harruar e të poshtëruar këta, para tërmetit në fjalë, nga shteti “demokratik” shqiptar.

Nuk ngopen analistët së dëgjuari politikanin e majtë apo të djathtë që, ua ka ënda. Llomotit ai, dhe dërdëllitja e tij tingëllon në veshët e tyre si gojëtaria e Isaiah Berline. Teshtin politikani, dhe në teshtimën e tij gjejnë aq e kaq hire muzikore!. Kollitet, dhe kolla e tij thonë se ka një diçka patriotike. Është i ngjirur prej rrufës. Oh, sa peshë burrërie i jep zërit të tij ajo e ngjirura.

Mjerë specialisti, profesori, apo inxhinieri që analistët nuk e përtypin dot. Fjalët më të bukura nga goja e tij – për vlerat e ndërtimtarisë shqiptare në vite – atyre iu duken fjalë boshe! Çdo konsideratë e specialistit, profesorit apo inxhinierit për tërmetin, sado shkencore që ajo të jetë, bën që analistët të shprehen se profesori apo inxhinieri është njeri i pagdhendur mes shqiptarëve. Shpalosja e diturisë  shkencore profesionale kombëtare, kultivuar ajo ndër vite, i bën ata të urgusen; po aq sa i sikletos edhe akti i izolimit të punës studimore – 25 vitet e fundit, me ligj të veçantë – të specialistit, profesorit, apo inxhinierit. Politikani që analistëve iu pëlqen, është i pabesë. Ata megjithëse i’a dinë fort mirë pabesinë, për inat të çdo logjike normale, atë minutë  dashuria iu shtohet!  Specialisti, profesori, apo inxhinieri është besnik. Besëtaria e tij i troshit; i bezdis; i bën nervozë disa analistë. Politikani athëtohet kur shkartiset mes analistëve. I shpërfill. Kërkon ta lustrojnë. Nuk  iu kryen çdo punë. Herë-herë edhe i dëmton. I përgojon, kur bisedon me të huajt. Prapëseprapë, analistët bëjnë  si të marrë për të qenë të pranishëm në shoqërimin e politikanit. Me pak fjalë, disa prej tyre duken sikur politikani iu ka hedhur trutë e gomarit!

Nga ana tjetër. Specialisti, profesori, apo inxhinieri shpërfaqet i hapur si me politikanin dhe me analistët. Është shërbestar. Mundohet të jetë sa më i dobishëm. Është gati të  vejë kudo e në çdo kohë, dhe, nuk kundërshton asgjë që  lidhet me përmbushjen e kërkesave nga bashkësitë sociale. Kudo që të ndodhet, në dynja,  veçse fjalë të mira nxjerr për popullin, pushtetin, masmedia. Ai, analistët i shikon drejt e në sy.  Ata, i kthejnë krahët. Nuk e honepsin kollaj atë të vërtetë shkencore që shoqërinë shqiptare prapa nuk e shpie. Kjo sjellje, kur jemi e do të jemi në pikë të hallit për një kohë jo të shkurtër, na tregon për një sëmundje të rëndë shpirtërore – të një pjese – të asaj shtrese shoqërore shqiptare që  di të përfitoje vetëm duke u zvarritur pa kokë e pa këmbë në shpinë të atdheut. Cilidoqoftë ai që e trajton në këtë mënyrë mjekimin e plagëve të tërmetit dhe trumpeton se do ti shërojë, është i pari që e përkeqëson  gjendjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Publikuar më 28.09.2020
Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë ...

Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë të vitit dolën të papunë mbi 33 mijë persona, tregojnë krizën e rëndë që ka rrënuar ekonominë dhe mijëra familje shqiptare. Qeveria i lau duart me pandeminë me dhënien e dy ‘pagave të luftës’ dhe dy paketave propagandistike të ndihmës. Ndryshe ndodh në vendet fqinje. […]

Lexo më shumë

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Publikuar më 27.09.2020
Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompanin...

Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompaninë holandeze Van Haven për shitjen e modeleve të ngjajshme të këpucëve me shollë të kuqe, simbol i markës luksoze franceze Louboution. Madje do të paguaj edhe një shumë të madhe si dëmshpërblim… Mendime që më erdhën ndër mend të shtunën në darkë duke ndjekur […]

Lexo më shumë

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Publikuar më 24.09.2020
Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit ësh...

Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit është pa dyshim rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet e për tu bërë ka nevojë për pjesë më vitale, rininë. Shifrat pas 2013 për azilkërkues janë alarmante, shqiptarët qëndrojnë pothujse në një rënditje me afganët. Shqipëria bën pjesë në ato vende me absurditet, nga njëra […]

Lexo më shumë

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapj...

Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë