Ami shijon shtatzëninë, shikoni si duket me barkun e rrumbullakosur

Publikuar më 05. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Moderatorja e njohur, Amarda Toska, duket se është duke e shijuar shtatzëninë e saj. Në këtë foto të publikuar nga bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi, ajo shfaqet mjaft e buzëqeshur dhe me forma të rrumbullakosura nga shtatzënia.

Ami është në pritje të një vajze dhe tashmë barku i saj është mjaft i dukshëm. Së bashku me të dhe Ermalin në foto është edhe këngëtarja e njohur Nora Istrefi. Ami dhe Ermali kanë edhe një djalë 6-vjeçar, Joelin e vogël.