Ambasadorja suedeze: Partitë jashtëparlamentare të ftohen në tryezën e reformës zgjedhore

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Znj. Elsa Hastad, flet në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shekulli”. Znj. Hastad flet për zhvillimet dhe krizën politike në Shqipëri, duke theksuar se Parlamenti është vendi ku mund të zhvillohen debatet. Shqipëria duhet të ndërmarrë të gjitha hapat për dialogun e nevojshëm

Erjon Dervishi

Suedia është një nga vendet mbështetëse të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këtë fakt e ka vënë në dukje, Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Znj. Elsa Hastad. Znj. Hastad ishte e pranishme në një event të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Shqipëri, për 50 vjetorin e marrëdhënieve midis Suedisë dhe Shqipërisë. Znj. Hastad i konsideron reformat e ndërmarra në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme. Por Shqipëria duhet të përgatitet për çështjen e klimës, sepse edhe siç thotë Znj. Hastad, edhe Shqipëria është pjesë e saj dhe do të preket. Çdo kush mund të preket.

Së pari dua të ju pyes për iniciativën më të fundit të Komisionit Europina, e cila ka të bëjë me metodologjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Europian. Dua t’a bëjë këtë pyetje sepse kjo ka të bëjë më shumë me Francën. Unë kam pasur rastin të pyes edhe zyrtarë të lartë të Komisionit Europian, dhe ata kanë deklaruar se kjo iniciativë është marrë për ta afruar Francën në tryezën e bisedimeve. Për të kënaqur Francën. A jeni dakord me këtë konstatim?

Mendoj se duhet të filloj duke komentuar pozicionin e Suedisë. Ne e mirëpresim metodologjinë e re të Komisionit Europian. Ne mendojmë se është e mirë, sepse kjo do të sjellë bashkim midis vendeve të BE-së. kjo është më e rëndësishme, në lidhje me vendet që kanë opinioni e tyre. Ne mendomë se metodologjia e re mund të sjellë më shumë bashkim. Kjo është çështja më e rëndësishme. Siç e kemi thënë, ne e kemi mbështetur rekomandimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërisë dhe kjo është pjesë e kësaj. Pra është një frazë shumë e rëndësishme. Për Suedinë është e rëndësishme që procesi të jetë i parashikueshëm, i besueshëm dhe shpresoj se metodologjia e re mund t’a bëjë këtë gjë. Për këtë arsye ne e kemi mbështetur. Suedia e mbështet dhe nëse ky dokument e sjell procesin në rrugë të drejtë ne e mbështesim dhe besojmë tek ajo. Sepse kjo do të bashkojë vendet anëtare.

Mbledhja tjetër e Këshillit të Ministrave të BE do të jetë në Mars. Shumë politikanë mendojnë se kjo do të jetë një rast i mirë për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa të tjerë mendojnë se kjo do të ndodhë në samitin e majit. Franca dhe Holanda janë vendet e vetme që janë kundër këtij procesi. Mendoni se kësaj here do të ketë një lëshim dhe do të hapen negociatat për Shqipërinë?

Kjo është e pamundur të thuhet nga ana ime. Por mendoj se metodologjia e re është një hap në drejtimin e duhur për të gjithë që të fillojnë negociatat e pranimit. Ne jemi optimist. Komisioni Europian është optimist se do të kemi një Po në Maj. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm. Siç është marrëveshja për kodin elektoral.

Në përgjithësi progres raporti për Shqipërinë vlerëson se kjo e fundit ka plotësuar kriteret dhe ka bërë reforma. Por ka edhe të tjerë grupe në Parlamentin Europian të cilët kanë bërë me dukje se nuk janë ndërmarrë reformat e duhura për këtë çështje, pasi ka probleme të mëdha në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar. Mendoni se kësaj here Shqipëria i ka përmbushur vërtetë kriteret e kërkuara nga BE?

Po mendoj se Shqipëria i ka bërë këto reforma. Ajo po bën një progres të jashtëzakonshëm për sa i përket reformës në drejtësi. Ajo ç’ka unë mund të shoh është puna e madhe, kjo po bëhet më shumë e dukshme. Pra çdo ditë po ndryshon diçka dhe kjo është një shenjë e mirë. Procesi për reformën elektorale dhe marrëveshja për atë reformë, është një shenjë e mirë. Ajo ç’ka unë mund të shohë, është fakti se Shqipëria është duke punuar fort për të treguar progres. Kjo është qasja ime. Pastaj duhet të kemi parasysh se kjo ka të bëjë vetëm me fillimin e negociatave jo me anëtarësimin në BE.

Vijmë tek reforma elektorale. Kemi të bëjmë me një çështje kyçe. Por ka parti politike shqiptare të cilat nuk janë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, të cilët kanë kërkuar të jenë pjesë e kësaj reforme. Ajo aktualisht po bëhet nga dy partitë e mëdha. Në këtë mënyrë partitë e vogla mund të zhgënjehen nga ky proces.

Është një pyetje shumë interesante. Edhe unë i’a kam bërë atë pyetje vetes time. Unë jam takuar me përfaqësues të dy partive kryesore dhe u kam bërë pikërisht këtë pyetje. Sepse mendoj se ju e keni një çështje. Mendoj se është shumë e rëndësishme të sigurohet që çdo palë politike do të marrë pjesë në këtë proces. Nëse një parti është në parlament duhet të sigurohet që edhe zëri i partive të tjera të vogla të dëgjohet. Pra është një shqetësim dhe shpresoj që kjo gjë të dëgjohet dhe të merren në konsideratë në proces. Por dua të kthehem edhe tek çështja se si është duke ecur Shqipëria. Ashtu siç e thashë, kemi parë disa hapa përpara. Shqipëria është duke punuar gjatë gjithë kohës. Por ka akoma shumë çështje që ju duhet të adresoni. Mjedisi është një prej tyre. unë mendoj se Shqipëria është gati të fillojë negociatat por gjithashtu mund të them se ju keni fusha për të cilat duhet të punoni. Mjedisi është një nga këto fusha.

Mendoni se pikë kyçë është edhe ndryshimi i klimës?

Ekzaktësisht.

Kjo për faktin se ajo që është parë në Metodologjinë e Re të pranimit është futja e klimës si rend dite. Nuk mendoj se Shqipëria është gati për këtë fushë. Ne nuk kemi stafin dhe logjistikën e nevojshme?

Çdo kush duhet të jetë gati për ndryshimet klimatike. Sepse ajo prek këdo. Nga kjo askush nuk mund të fshihet, sepse ju jeni pjesë e globit. Edhe për ne ishte pjesë e kritereve kur u anëtarësuam. Por mendoj se ju keni një zhvillim të qartë dhe një qëllim në këtë proces. Sistemi, rregullimi janë shumë të rëndësishëm. Pra ju duhet ti merrni parasysh këto. Dhe mendoj se kjo është diçka me të cilën Shqipëria duhet të punojë.

Ka një krizë politike në Shqipëri. Partia kryesore e opozitës e ka braktisur parlamentin. Ata bojkotuan zgjedhjet lokale. A mendoni se këto janë zhvillime negative për Shqipërinë. Franca është duke mbajtur shënim për këto procese. A e inkurajon Suedia këtë dialog, midis opozitës dhe maxhorancës? Që ajo të jetë në parlament?

Suedia gjithmonë mendon se baza e demokracisë është që të ketë një Parlament të fortë. Sepse është Parlamenti aty ku bëhen diskutimet. Aty realizohen zhvillimet demokratike. Për Suedinë një Parlament i fortë është tepër i rëndësishëm. Mendoj se “Po”, çdokush po e vëzhgon Shqipërinë, Franca, Holanda, Suedia, të gjitha vendet. Mendoj se të gjitha hapat që duhet të ndërmerren, dialogu apo bashkëpunimi, është mirë për vendin.

Një tjetër çështje është presidenca e OSBE. Tashmë ajo drejtohet nga Shqipëria. Rama ishte ne krani dhe Rusi. Por shamë analistë kanë theksuar se Shqipëria ka shumë probleme të brendshme. Si mundet Shqipëria të kontribuojë për paqen në Ukrainë?

Mendoj se Shqipëria vjen si një vend anëtar i Organizatës jo si Kryeministër i Shqipërisë. Pra ju duhet të shikoni fuqinë e organizatës. Këtu është roli i OSCE, ajo është një organizatë multilaterale, e cila mund të luajë një rol. Ajo ka fuqi të madhe dhe rol të madh. Në këtë organizatë janë SHBA dhe Rusia. Ne nuk kemi organizata të tilla në të cilat të jenë të përfshira këto dy vende të fuqishme. Pra është një mundësi fantastike. Mendoj se duhet të shikojmë se çfarë roli do të luajë OSCE.

Vijmë tek ligji i mediave në Shqipëri. Ka pasur shumë kritika nga ana e OSCE. Halrem Desir ka thënë disa herë se ju duhet të ndryshoni këto amendamente, sidomos për kompetencat e qeverisë ndaj medias dhe për të dënuar mediat sociale. Mendoni se media ka probleme në Shqipëri? Dhe sidomos në ligj?

Mendoj se Media në Shqipëri definitivisht duhet të bëjë disa reflektime për vetë rolin e saj. Në një shoqëri demokratike. Kush doni ju të jeni. Mendoj se mënyra e vetme për të qenë një media kualitative dhe të mbijetosh në Shqipëri ju duhet të shpërndani dhe të akumuloni një standard të lartë. Mendoj se kjo është diçka që mund të punoni vetëm. Mendoj se është më smirë që ju të rregulloni veten se sa ndokush tjetër të ju rregulloj juve. Mendoj se kjo është një çështje themelore për median në Shqipëri. Por edhe në Suedi gjithashtu. Edhe atje media ke rregulluar veten për qindra vjet. Sepse është shumë e rëndësishme që të mbajmë standardin, cilësinë dhe etikën. Por kjo nuk mund të bëhet shpejt. Nuk është se jemi si në një seminar dhe e bëjmë. Ju duhet të punoni në çdo kohë me çdo kënd.

Dua të pyes për rolin e Suedisë në Shqipëri. A ka Suedia ndonjë investim strategjik në Shqipëri? Përfshi edhe edukimin e rinisë.

Me Shqipërinë kemi strategjinë e zhvillimit. Kjo do të thotë se çdo vit në alokojmë 15 milion euro. Është një shumë e madhe. Kjo na bën ne një investues më të rëndësishëm pas Gjermanisë në Shqipëri në këtë fushë. Pra jemi një nga donatorët më të mëdhenj për Shqipërinë. Fushat përfshijnë edhe zhvillimin ekonomik. Mendoj se kemi fuqinë për të bërë më shumë, kur vjen puna për të mbështetur Shqipërinë në teknologjinë e zhvillimet. Por edhe kur vjen puna për të rritur tregtinë. Sepse ne jemi një vend i kompanive të mesme. Shqipëria është njësoj. Ne kemi bizneset e mesme. Natyrisht kemi edhe biznese të mëdha por mendoj se duhet të fokusohemi te bizneset e mesme. Dhe se si ato mund të bashkëpunojnë. Shqipëria duhet të mendojë për biznesin e qëndrueshëm. Punët e qëndrueshme. Zhvillimin, sepse kjo do të jetë e ardhmja. Kur Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Europian, për këtë Shqipëria duhet të mendojë. Për sa i përket të rinjve. Po duam të punojmë për këtë çështje. Ne duam studentë shqiptarë që të studiojnë në Suedi. Ne duam më shumë të rijnë që të shkojnë në Suedi. Por nuk është se kemi pasur shumë të rijnë. Kjo ndoshta për faktin se nuk kemi qenë shumë aktivë në këtë pikë. Ne duhet të riaktivizojmë veten tonë.

Pyetja e fundit. Cila është këshilla juaj si diplomate për politikën dhe të rinjtë shqiptarë?

Mendoj se ju duhet të jeni të aftë për të parë progresin e asaj që po bëni, duhet të jeni të aftë të adresoni gjerët që keni në vendin tuaj. Ka shumë. Nëse nuk jeni i aftë ti shikon ato atëherë nuk mund të bëni progres. Mendoj se kjo është themelore. Duhet të gjeni problemet tuaja. Por edhe të shikoni gjerët e mira. Për rininë, mund të them se po bëni çdo gjë mire. Po mësoni gjuhë të huaja, po udhëtoni por edhe po vijnë nga jashtë. Kam parë shumë të rijnë që po vijnë dhe mendoj se është mirë dhe vazhdoni me këtë. Ruani kuriozitetin dhe interesin për Bashkimin Europian dhe botën.

 

Faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet