Ambasadori Lu provon Imam Bajalldi, shikoni reagimin e tij (Video)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka postuar një video ku stafi amerikan provon symbyllur gatime tradicionale shqiptare dhe aludojnë mbi përbërësit.

Disa prej tyre kur hapin sytë nuk e njohin fare, disa të tjerë thonë se e kanë pjatën e preferuar. Ambasadori Donald Lu lëshon një pasthirrmë: “Oh, shihe sa e bukur” dhe më pas lexon se çfarë quhet gatimi.

“Shihni çfarë ndodhi kur Ambasadori Lu dhe stafi amerikan i Ambasadës provuan gatimet tradicionale shqiptare. Pjata e dytë: patëllxhanë të mbushur! Faleminderit Alan John për sugjerimin! ”, shkruhet në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet