Ambasadori italian Cutillo takon kryeprokuroren Arta Marku

Ambasadori Italian Alberto Cutillo, po zhvillon një takim me kryeprokuroren Arta Marku. Takimi zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Bashkëpunimi mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar, është në fokus të këtij takimi.
Ndërkohë mësohet se arsyeja e këtij takimi lidhet me ngjarjet e shumta kriminale që zhvillohen mes dy vendeve. Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë është një nga pikat kyçe të diskutimit.
Ky takim zhvillohet në një kohë që një dosje mjaft e diskutuar mes dy vendeve, ajo e Habilajve është duke u hetuar në Katania.
Nga përgjimet e anëtarëve të këtij grupi doli se në trafikun e drogës ishte i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Të tjera

Abissnet