“Ambasador i Kombit”, miratohen kriteret se kush mund ta fitojë këtë çmim

Nëpërmjet një vendimi qeverie janë miratuar sot kriteret dhe mënyrën e ndarjes së çmimit “Ambasador i Kombit”.

Sipas vendimit të miratuar, është përcaktuar se ky vlerësim do të jepet në formë certifikate dhe nuk është i shoqëruar me vlerë monetare. Çmimi jepet nga vetë kryeministri i vendit.

Vendim

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 15, të ligjit nr.16/2018, “Për diasporën”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave

  1. Përcaktimin e kritereve dhe të mënyrës së ndarjes të çmimit “Ambasador i Kombit”.
  2. Ndarja e çmimit “Ambasador i Kombit” udhëhiqet nga parimet e vlerësimit të kontributit, meritokracisë, transparencës, mirënjohjes publike. Kriteret, që duhet të plotësojnë pjesëtarët e suksesshëm të diasporës për marrjen e çmimit, janë:
  3. a) integriteti dhe reputacioni në komunitetin ku ai/ajo jeton;
  4. b) përfaqësimi i suksesshëm në diasporë në:

– veprimtari humanitare;

– arsim, shkencë, teknologji;

– kulturë apo sport;

– biznes.

  1. c) kontributi i veçantë për Republikën e Shqipërisë apo diasporën.
  1. Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, të akredituar jashtë vendit, nëpërmjet ministrit përgjegjës për punët e jashtme, i propozojnë ministrit përgjegjës për diasporën përfaqësuesit më të suksesshëm të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për dhënien e çmimit “Ambasador i Kombit”.
  2. Propozimet duhet të shoqërohen me biografinë dhe vlerësime të nevojshme të veprimtarisë së subjektit tё propozuar.
  3. Ministri përgjegjës për diasporën vlerëson propozimet e ardhura, së bashku me rekomandimet për dhënien e çmimit, dhe ia propozon ato, zyrtarisht, Kryeministrit.
  1. Çmimi “Ambasador i Kombit” jepet nga Kryeministri.
  2. Çmimi “Ambasador i Kombit” i dorëzohet personalisht personit që merr çmimin, por, në raste të veçanta, mund t’i dorëzohet edhe familjarëve apo përfaqësuesve të tij.
  1. Çmimi “Ambasador i Kombit” nuk ka vlerë monetare.
  2. Çmimi “Ambasador i Kombit” jepet në formën e një certifikate.
  1. Forma e certifikatës “Ambasador i Kombit” është sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi.
  1. Përjashtimisht, për raste të veçanta, propozimi për çmimin “Ambasador i Kombit” mund të bëhet drejtpërdrejt nga ministri përgjegjës për diasporën, në përputhje me këtë vendim, dhe, në këtë rast, nuk do të zbatohet parashikimi i pikës 3.
  1. Ngarkohen ministri përgjegjës për diasporën, ministri përgjegjës për punët e jashtme dhe Agjencia Kombëtare për Diasporën për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet