Ambasadori amerikan me deklaratë “bombë”: Nëse qeveria s’ju përgjigjet, ju e rrëzoni!

Publikuar më 30. 09. 2017 nga Elidona Syla

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka lëshuar një deklaratë të fortë si mësim për të rinjtë, teksa ka folur nga Rrësheni ku çeli takimin e parë të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të Rinjtë.

Sipas një njoftimi për shtyp, ambasadori amerikan u takua me nxënës të shkollës së mesme, ku foli mbi punën që Ambasada kryen në Shqipëri, si dhe bashkëbisedoi për të ardhmen, shpresat dhe sfidat e tyre.

“Ju jetoni në demokraci. Nëse e kërkoni atë, qeveria juaj duhet të përgjigjet. Ose do t’i hedhësh jashtë. Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studentët. Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj. Dhe kur qeveria ju tregon se nuk mund ta përballojë atë, ju duhet të pyesni se si ata janë duke paguar për ndërtesat e tyre qeveritare, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre të huaj”- ka thënë Lu gjatë fjalës së tij.