Ambasada greke presion për të hequr librat e Çamërisë

Shoqata “Çamëria” akuzon ambasadën helene në Tiranë se ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë. Kjo shoqatë thotë se ambasada greke po kërcënon

Shoqata “Çamëria” akuzon ambasadën greke në Tiranë se ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë, te Panairi i Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar. Duke e cilësuar këtë si një veprim të pajustifikuar, përfaqësues të shoqatës thonë se: “Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese “Çamëria” dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë”. Përfaqësuesit e Ambasadës greke, sipas shoqatës “Çamëria”, janë shprehur se për heqjen stendës “kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati”. Shoqata Patriotike “Çamëria” dënon këtë veprim dhe e cilëson si antiligjor. Sipas kësaj shoqate, ambasada greke është duke ndërhyrë në punët e Brendshme të Shqipërisë dhe se duhet të heqë dorë nga diçka e tillë. “Ministria e Jashtme t’i kërkojë Ambasadës greke të mos ndërhyjë në punët e Brendshme të Shqipërisë, se ndryshe ne do të përshkallëzojmë dhe ashpërsojmë qëndrimet tona, në mbrojtje të çështjes çame. Shoqata Patriotike “Çamëria” nuk do lejojë që presioni grek të heqë këtë stendë dhe i kërkon z. Ditmir Bushati të shprehet për këtë çështje. Shpresojmë që z. Bushati të mos bëhet pjesë e “lojërave greke” duke rënë dakord që të hiqet një stende më librat për Çamërinë. Gjithashtu ne i kërkojmë Ambasadës Greke që të tërhiqet nga kjo kërkesë. Librat për Çamërinë do të qëndrojnë aty, që çdokush të lexojë për historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u larguan me forcë nga trojet e tyre. Edhe në këto momente përfaqësuesit grek po qëndrojnë te Muzeu Kombëtar, duke këmbëngulur për heqjen e stendës “Çamëria”,- thuhet në deklaratën e shoqatës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet