Ambasada e SHBA-ve tregon “recetën” për të fituar Lotarinë Amerikane (Foto)

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me anë të një statusi në faqen zyrtare në “Facebook” ka treguar mënyrën se si të jeni fitues në Lotarinë Amerikane.

Nëse doni që aplikimi për lotarinë amerikane të jetë i suksesshme duhet të ndiqni këto hapa që vet ambasada amerikane njofton për shqiptarët.

“Ndiqni në vizatimin më poshtë recetën time për një aplikim të suksesshëm për lotarinë! Është më e lehtë sesa të bësh byrek! Sigurisht, që mund të më pyesni nëse nuk kuptoni ndonjë nga përbërësit e recetës”- shkruan ambasada.