Ambasada e Holandës: Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin

Ambasada e Holandës në Tiranë ka dhënë një deklaratë për mediat në Shqipëri, në të cilën komenton vendimin e Parlamentit të Holandës, e cila i kërkon qeverisë së saj, që të mos hapë negociatat me Shqipërinë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të BE-së.

Deklarata e plotë e Ambasadës së Holandës:

Holanda mbetet e vendosur për perspektivën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor;

Politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me Unionin janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme dhe të dhënat e regjistruara janë të qëndrueshme. Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e verifikimit. Procesi i verifikimit është një proces vërtet i rëndësishëm, unik për rajonin. – Megjithatë, ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria ende duhet ti ndërmarrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli i BE-së, në qershor të vitit 2018, para se negociatat e pranimit të mund të hapen. Në dritën e kësaj, parlamenti i Holandës më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte të hapte negociata me Shqipërinë. Një vendim i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 18 qershorit për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm. – Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet