Ambasada amerikane, njoftim të rëndësishëm për ata që kërkojnë punë në SHBA

Një njoftim i rëndësishëm është bërë sot nga ambasada amerikane në Tiranë, lidhur me të gjithë shqiptarët që kërkojnë një punë në SHBA përmes vizës EB-3 të imigrimit.

Përmes një shënimi në “Facebook”, Ambasada amerikane këshillon të interesuarit të mos bien pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim.

“Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor”- njofton ambasada.

Mesazhi i Ambasadës 

Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në 👉www.uscis.gov
Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet