×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Aman pak tym të bardhë nga ju të Këshillit Politik!

Artan Fuga

Në media rinisën edhe njëherë të shfaqen skemat e gatshme. A do të dali “tymi i bardhë”, pra a do të ketë një konsensus për reformën zgjedhore midis partive politike të përfaqësuara atje në Këshillin Antikushtetues Politik, apo do të dali “tymi i zi”, pra në natën e 31 majit, si afat i fundit, nuk do të kishte sikurse nuk pati kompromis!

A thua se aty po zgjidhet Papa i Romës në Mesjetë dhe ne jemi besimtarët që te Këshilli Politik shohim vetë mëkëmbësin e Perëndisë mbi tokë, ne besimtarët e sëmurë me Covid që me sy të përbëlluar lutemi : Aman more na nxirrni tym të bardhë se po vuajmë shpirtërisht dhe bota po na duket ferr?

Aman pak tym të bardhë!

Dhe kujt t’i lutem pa? Atyre që janë të nginjur me rrogat e dala nga taksat tona, që duhet të jenë as më pak e as më shumë por shërbëtorët e paguar të së mirës publike, pra shërbëtorët tanë, dhe që paguhen pikërisht për të kryer detyrat që kanë marrë përsipër.

Krijojnë ankthe qesharake sikur vallë ora 24°° e natës të 31 majit paskësh qenë çasti kur duhej hedhur në hapësirë anija kozmike gjysëm private dhe gjysëm shtetrore që do të çonte dy astronautë drejt një stacioni kozmik në hapësirë!

Pika që nuk na bie, në fakt pika që s’u bie atyre që ndërkohë që bota shkon drejt pushtimit të hapësirës nuk kanë qenë në gjendje të na japin ca rregulla fare të thjeshta ku ne si qytetarë të shkojmë të hedhim votën në kutinë e votimit dhe vota jonë të numurohet saktë!

As kaq nuk kemi bërë dot! Ja ku jemi! Aq sa jo në vendet perëndimore, por as në Ballkan këto çështje kaq bajate, kaq mediokre, kaq idiote, desha me thënë, të konsiderohen sikur po zgjidhet mëkëmbësi i Jezusit në tokë, ai Bariu i shpirtrave, dhe ne presim që nga Pallati Mesjetar i Kongreseve të Partisë të dali tym i bardhë apo tym i zi.

Tym i zi po i del Shqipërisë nga flaka që i kanë vënë dhe ne idiotët qendrojmë me sytë andej nga oxhaku për të thënë: Ore tymi është i bardhë apo i zi?! Ndërkaq sipas shprehjes nuk ka tym pa zjarr, Shqipërisë i ka rënë zjarri anëekënd!

As mos prisni të ndryshojë gjë në një Kod gjoja të ri zgjedhor! Absolutisht nuk do të ndryshojë asgjë themelore. Tregohen naivë politikë ata që shpresojnë madje që pa një urdhër nga lart, pra nga jashtë, partitë politike do të heqin dorë nga listat e mbyllura, ku radhën e kandidatëve në listë e përcakton kryetari i partisë, për të shkuar në lista të hapura ku zgjidhen nga listat e kryetarëve ata që marrin vota më shumë nga elektorati.

Por para sesa të vijmë këtu, sepse do kohë kjo punë, le të themi se përse krijojnë idenë se aty te Pallati Mesjetar i Kongreseve të Partisë po ndodh një gjë e madhe, po pritet t’i vihet flaka diçkaje, pritet tymi, sikurse në dasmat tradicionale kur në mëngjesin e dasmës komshiet prisnin që në çatinë e familjes me dasmë të valvitej flamuri i çarçafit të bardhë me njollat e gjakut të nderit!

Media rend, “tymi i bardhë”, “tym i zi”, ja ja po afrohet te dera e Pallatit Mesjetar vetë filan fisteku i shoqëruar nga një shqytar, nga një avokat, nga vetë mbajtësi i vulës të Marrëveshjes, dhe nga dy të tjerë, nga mbajtësi i vulës të partisë dhe tjetra nga zjerësja e kafeve turke te lokali i partisë!

Kanë hyrë,
dolën,
rihynë,
njeri po shihet duke telefonuar,
zjarr, tym i bardhë,
jo mo nuk është tym i bardhë,
është një re sipër Malit të Dajtit,
tym i zi,
blozë,
jo qenka si gri,
midis së zezës dhe të bardhës,
sa është ora vlla?
24 pa tridhjetë sekonda,
29,
28,
27,
lëre të lutem,
mos ma shto ankthin,
do të më pushojë zemra,
mirë zemër, po të le!

Cfarë është ky ankth fallco që krijohet?

Janë si ata nxënësit e këqinj që bredhin gjithë ditën dhe detyrat e shtëpisë i bëjnë në pushimet midis orëve gjithë nxitim! A thua nuk kanë pasur katër vite të merreshin me një gjë kaq idiote, kaq banale, kaq mediokre, pra me mënyrën si do të votohej! Cfarë kanë bërë gjithë këto 48 muaj të paguar me verdhushka, drëng, cash, nga ne?

Ky makth i lojës në cejtnot, pra në mungesë të kohës është pikërisht vetë loja, vetë alibia, vetë mashtrimi i madh që na bëhet neve qytetarëve. E ka fajin edhe media që shkon dhe i ndjek. Lërini mo pa vëmendje, sikur asgjë nuk po ndodh, sepse në fakt asgjë e rëndësishme as po ndodh dhe as do të ndodhi, dhe keni për të parë si do të shfryhen nga fotot ku dalin a thua se kanë gjë në dorë ata që janë aty.

Qesharake!

Pse është lojë kjo gjoja mungesë kohe, kjo zgjidhje e momentit të fundit.

E para për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik që në fakt i ka braktisur partitë dhe lojrat e tyre politike të mërzitshme. E dyta për t’a tërhequr vëmendjen e opinionit nga problemet e ditës. E kthejnë gjënë përmbys. Nëse shqetësimi i vërtetë i qytetarëve është si të ndikojnë me votën e tyre fatin e vendit dhe të Shqipërisë, partitë politike e kthejnë mbrapsht çëshjen: Problemi është si do të votojmë? Sepse ne duhet ta mbrojmë votën nga vetë ne, e kuptoni o qytetarë apo jo? E treta sepse duhet të tregojnë se atje te Pallati Mesjetar i Kongreseve po u bëka nami, partitë politike po u grindkan keq, po u hakan me grushta me njera tjetrën, po përballet bota e vjetër me të renë, drita me errësirën, hajdutët me policët, e bardha me të zezën. O Zot, ata e kanë të qartë që asgjë në thelb nuk do të ndodhi nëse dikush nga larg, nga lart, desha të them nga jashtë, që i ruhen si djalli nga temjani, nuk do t’u impononte një zgjidhje tjetër!

Krijojnë ankthe si kobure të pashkrepura me anë të mediave dhe deklaratave bombastike duke e ditur që një ndryshim i vërtetë i Kodit Zgjedhor, as më pak e as më shumë, të bëhej si i njerit nga 30 a 40 vendet evropiane a më gjerë, a i vendeve afrikane, që s’u vimë as të maja e thojit për këtë çështje, do të sillte tërmete politike në parti, pushtet, ekonomi, që do t’u ngjanin vullkaneve që djegin me flakët e ferrit të gjithë mëkatarët duke i nxjerrë tymin nga themelet deri në çati ndërtesës të së Keqes.

Ka dekada që ndodh e njejta gjë sepse meqë në debat janë vendosur vogëlsira, duke i vendosur para një çasti kohe që pritet me ankth, vogëlsirat duken si gjëra të mëdha për të cilat ne besimtarët që shohim ngjyrat e tymit në qiell, dhe asgjë tjetër, të themi : çfarë arritjeje madhështore, sa u lodhën, sa të papajtueshëm janë me njeri tjetrin? Ata janë përfaqësuesit tanë të vërtetë!!!

Një gënjeshtër e madhe! Asgjë nuk do të ndodhi!

Do ketë tym të bardhë, por nuk do të ketë Papë!

Ndërkohë që Jezusi vuan dhe qan, Djalli ka vendosur një fishekzjarr në oxhak dhe nxjerr prej tij tymin e zi të përhershëm, dhe duke na hipnotizuar na bën të shohim mbi oxhak një si re të bardhë që ne të bërtasim para asgjësë:

Tyyyyyyyym i baaaaardhë!

Tym i Zi!

Asgjë nuk do të ndodhi!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Winston Churchill i Ballkanit?

Winston Churchill i Ballkanit?

Publikuar më 03.07.2020
Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa ...

Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa njerëz e lavdërojnë atë me fjalë të mëdha. Të tjerët dëshirojnë ta shohin prapa grilave si një kriminel lufte. Rruga e tij shpie përmes Cyrihut deri te majat e shtetit të ri të Kosovës. Kush është Presidenti  kontravers kosovar? Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, banor i […]

Lexo më shumë

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Publikuar më 03.07.2020
Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajs...

Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar. E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore […]

Lexo më shumë

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Publikuar më 02.07.2020
Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perim...

Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perimeve ku pija kafen e mëngjesit? Vinte çdo ditë nga një fshat i Tiranës dhe sillte perime. Në të ftohtë dhe në diell, ajo nuk lëvizte derisa të shiste çdo gjë. Çdo gjë bio dhe me çmim qesharak. Qeshte shumë rrallë. Shikonte majtas-djathtas se mos […]

Lexo më shumë

Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten

Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten

Publikuar më 01.07.2020
Shaban Murati Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë ...

Shaban Murati Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë në Trieste në shkurt 1992 i kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e PS, Fatos Nano, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, dhe marrëveshja e fshehtë midis tyre për rotacionin e pushtetit dhe amnistimin penal të dosjes së thesarit të shtetit të depozituar jashtë […]

Lexo më shumë

Dy burra-profesorë, një grua-ministre luajnë “ping-pong” me të ardhmen e studentëve të FEUT-së

Dy burra-profesorë, një grua-ministre luajnë “ping-pong” me të ardhmen e studentëve të FEUT-së

Publikuar më 01.07.2020
Nga: Marash Logu Imagjinoni dy burra që luajnë ping-pong me ...

Nga: Marash Logu Imagjinoni dy burra që luajnë ping-pong me njëri-tjetrin dhe një grua arbiter që qendron indiferente ndaj lojës. Tani, mendoni që në vend të topit, ajo që ata i gjuajnë me ashpërsi njëri-tjetrit është e ardhmja juaj. Do ishte e pandjeshme, revoltuese, e paligjshme. Kjo është situata skandaloze ku gjenden 315 -ish-studentë të […]

Lexo më shumë

Berlusconi, statisti i fundit italian i larguar padrejtësisht!

Berlusconi, statisti i fundit italian i larguar padrejtësisht!

Publikuar më 30.06.2020
Nga Alban Daci Politika italiane jo vetëm që mbetet thellësi...

Nga Alban Daci Politika italiane jo vetëm që mbetet thellësisht makiaveliste, por mbetet një ndër shkollat më të rëndësishme politike në botë dhe më të vështirat për të kuptuar e për tu interpretuar. Edhe pse Italia është një Republikë Parlamentare dhe realisht sovraniteti duhet t’i përkas popullit, në fakt sovraniteti ka qenë vazhdimisht në dorë […]

Lexo më shumë

Mesazhet e Covid-19 për të ardhmen e Botës

Mesazhet e Covid-19 për të ardhmen e Botës

Publikuar më 30.06.2020
Nga Dr. Harilla Goga Covid-19 dhe pasojat e tij shkatërruese...

Nga Dr. Harilla Goga Covid-19 dhe pasojat e tij shkatërruese e kanë tronditur plotësisht Botën tonë në të gjitha dimensionet e saj, dhe estabishmenti politik me shumë  vështirësi po përpiqet ta menaxhojë dhe përballet me sfidat e tij. ( Ky koncept është trajtuar gjerësisht në artikullin e sapo botuar me titull: Marrëdhëniet ndër-shtetërore përballë sfidave […]

Lexo më shumë

Ç’po ndodh vallë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Ç’po ndodh vallë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Publikuar më 29.06.2020
Alban Daci SHBA-të vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e v...

Alban Daci SHBA-të vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e vetme dhe e padiskutueshme në Botë. Megjithatë, SHBA-të mbeten më shumë ideali i vetëm e pozitiv për të gjitha vendet e vogla që kanë qenë të pambrojtura e të shtypura nga doktrinat diktatoriale të modelit sovjetik, ose stalinist-komunist. Shqipëria është një ndër vendet e […]

Lexo më shumë