Alves këshillon Dybalan: Largohu nga Juventus

Publikuar më 16. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Mbrojtësi brazilian ka dhënë një deklaratë e cila nuk do t’u pëlqejë aspak drejtuesve të skuadrës së Juventusit dhe aq më tepër tifozëve të “Zonjës së Vjetër”.

“Paulo do të arrijë shumë në të ardhmen, por unë mendoj që për të shfaqur potencialin e tij të plotë, një ditë duhet të largohet nga Juventusi”,  ka deklaruar Alves.

Dybala ka dy sezone që është në formën e tij më të mirë te kampionët e “Seria A”, ndërkohë që ofertat për të nuk kanë munguar.

Momentalisht ylli i Juventusit është duke u kërkuar nga spanjollët e Real Madrid, por me sa raportohet edhe në mediat italiane, arritja e një marrëveshjeje është pothuajse e pamundur duke parë që Dybala është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Zonjës së Vjetër”.

/D.T/