Alketa Vejsiu sqaron njëher e mirë çështjen e largimit nga Shqipëria dhe Tv Klan, ja çfarë ka ndodhur

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Ditët e fundit, një foto e Alketa Vejsiut pranë mjediseve të Mediaset dhe një urim “Paç fat” i regjisores Vera Grabocka, aktivizoi mediat për të shkruar për një largim të mundshëm të prezantueses së njohur nga Shqipëria dhe televizioni ku ajo shfaqet prej vitesh.

Dihet që titujt bëjnë fakt të kryer çdo hipotezë të vagullt dhe gjithandej mund të shihje sesi Alketa po linte Shqipërinë për Italinë dhe Mediaset-in. Megjithatë të gjithë duhet të jenë mbështetur për këto lajme dhe te një foto që Alketa Vejsiu ndau disa muaj më parë, pranë mjediseve të kolosit mediatik italian.

Sot, Vejsiu ka sqaruar të gjithë publikun dhe mediat, përmes një statusi që kjo nuk është e vërtetë. Që ajo nuk po largohet as nga Shqipëria dhe as nga ekrani shqiptar duke lënë të hapur megjithatë mundësinë për një projekt ndërkombëtar, sipas “tej.al”.

“Nuk do ta le as Shqiperine as Klanin! Se shpejti ne Klan vijme me nje tjeter patente ne muajin shkurt! Por premtoj qe ne rastin me te pare pertej kufijeve do ta them me shume krenari ne shqip “Jam krenare qe jam shqiptare!”… E kam bere ne te gjithe rrugetimin tim ne fakt qe kur isha e vogel dhe shkoja ne Greqi tek babai im emigrant; te tere mundoheshin te fshihnin identitetin; une refuzoja ta beja… Dhe kam vijuar te percoj me te mirat vlera te Shqiperise sime te bukur ne cdo kend te botes me te cilen puna apo jeta me kane lidhur!

I detyrohem shume Shqiperise dhe shqiptareve qe me bene kjo qe jam!

Vazhdoj normalisht jeten ne Tirane, por me nje qasje globale qe thjesht kapercen kufijte e vendit tone, por me rrenjet ne Shqiperi gjithmone, aty ku punoj dhe kam ndertuar jeten time dhe endrrat e mia… Nuk ka asgje me te bukur sesa te besosh tek endrrat dhe te kesh nje pasion! Perqafime te gjitheve dhe shihemi te henen tek @danceëithmealbania”, shkruan Vejsiu.

Vallëzimi vazhdon aty ku ka nisur.