Alketa Vejsiu i hipën biçikletës

Publikuar më 23. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Prezantuesja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu përveçse mjaft e talentuar, shquhet edhe për pamjen e saj të bukur dhe përherë në formë.

Së fundi ajo ka publikuar një fotografi në “Instagram” ku e shohim duke drejtuar një biçikletë.

E veshur me kapuç dhe pallto, Alketa duket se i është përshtatur shumë mirë stinës së ftohtë.

Përkrah postimit, ajo shkruan:

“Në punë me biçikletë! Sepse jetoj afër punës dhe sepse punën e kam për fat afër parkut të Liqenit ku sapo ka përfunduar korsia e vrapit dhe biçikletave, gjë qe ma bën dhe më të dashur Tiranën time të bukur!”