
18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa priten të diskutohen çështje të brendshme të Partisë Demokratike, por edhe për emrin e ri të Presidentit. Deputetët që marrin pjesë në mbledhje janë Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku, Kastriot Piroli, Saimir Korreshi, Merita Bakiu, Eralda Bano, Seladin Jakupllari, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Ferdinant Xhaferi, Arbi Agalliu, Andia Ulliri, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj dhe Bledjon Nallbati.
Berisha reagoi pas mbledhjes në selinë e PD-së, duke u shprehur: “Një farsë e shpifur nga Edi Rama, dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsiderimin e diasporës si një zonë e veçantë elektorale. E paralajmëroj të mops luajë me të drejtën e shqiptarëve që janë në katër anët e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës, sot teknologjia online e bën këtë të mundshme. Çdo përpjekje që shprehu përmes veglës së tij Alibeaj, është përpjekje antidemokratike, është fyerje e madhe ndaj diasporës shqiptare. Do të has në një rezistencë mbarëkombëtare”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply