Alibeaj: Kundërshtitë në PD, baza vendos, për lobimin u paguan vetëm 125 mijë dollarë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cilësoi propogandë dhe gënjeshtra akuzat për kontratat e lobimit. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Ora News”, Alibeaj tha se Partia Demokratike ka bërë vetëm dy pagesa dhe këto janë të raportuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas tij, asnjë para, lekë, dollarë, euro më tepër sesa 125 mijë dollarë. Së dyti, janë të deklaruara sipas ligjit shqiptar në institucionet shqiptare, KQZ. 125 mijë, as më pak dhe as më shumë.
Alibeaj foli dhe për procesin e ristrukturimit të Partisë Demokratike dhe zërave kundër Lulzim Bashës duke thënë se “Sa herë që ka kritikë, keqkuptime, pakënaqësi, çdokush i cili ka kontribute historike apo rishtare në këtë parti do të duhet të ketë të drejtën, mundësinë, hapësirën, lehtësinë për të konkuruar. Vota e bazës është ajo që do të përcaktojë dhe që besoj është gjyqtari më i paqortueshëm”.
Deputeti demokrat ka lëshuar edhe akuza të ashpra ndaj qeverisë duke thënë se është e zhytur në krim, ndaj sipas tij po bën gjithçka që të pengojë ngritjen e institucioneve të drejtësisë, siç është Prokuroria Speciale dhe Byroja e Hetimit.

Të tjera

Abissnet