Alergjia nga çokollata, ja ndryshimet që shfaqen në trupin e njeriut

Publikuar më 20. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Çokollata ëmbëlsira më e preferuar në botë, por për disa persona shkakton simptoma të pakëndshme. Duke qenë se se përmban një shumëllojshmëri përbërësish, reagimi i trupit mund të jetë për shkak të një ose shumë prej tyre.

Ndjeshmëria ndaj një ushqimi është më e butë se alergjia. Alergjia, kur është e rëndë, mund të çojë në anafilaksi edhe pas konsumimit të një sasie të vogël të ushqimit.

Po si ta dalloni që keni alergji nga çokollata:

– Alergji nga kakao: Ajo shkakton simptoma të tilla si skuqjen e lëkurës dhe kruarje, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të gjuhës, buzët ose fyt, kollitje, ose të vjella dhe dhimbje barku. Nëse keni këto simptoma duhet të shkoni në spitalin më të afërt.
– Alergji nga qumështi: skuqje lëkurës dhe kruarje, kollitje, të përziera disa orë pas pirjes. Pas disa orësh ose ditë, mund të shfaqen simptoma të tilla, si dhimbja e stomakut, skuqjet e lëkurës, kollitja, dhimbjet e barkut dhe diarre.
–Ndjeshmëri apo intoleranca në kafeinë: çokollata përmban kafeinë, e cila bën që disa njerëz të kenë simptoma të tilla si nervozizëm, probleme gastrointestinale (diarre, vjellje, dhimbje stomaku), vështirësi në gjumë, dhimbje koke.
– Alergji nga lecithin: shkakton simptoma të tilla si, rrjedhje nga hundët, lot, çrregullime gastrointestinale (dhimbje në stomak).