Aldi Shpijati del nga reanimacioni

Futbollisti shqiptar, Aldi Shpijati ka dalë nga reanimacioni pas plagosjes me thikë që pësoi këtë fundjavë në një parking në Itali. Lajmi i mirë për daljen nga reanimacioni ka ardhur ditën e djeshme. Futbollisti u nënshtrua dy operacioneve të menjëhershme, në kraharor dhe në bark që rezultoi deçizive për jetën e 21 vjeçarit.

Për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, policia ka raportuar për dy persona, 30 dhe 36 vjeç si atentatorët e mundshëm të kësaj ngjarje, por për momentin akoma nuk ka të arrestuar. Dyshimet të çojnë në një konflikt personal mes agresorëve dhe lojtarit pasi ngjarja përjashtohet të ketë ndodhur për shkaqe sportive. Sulmet ndaj futbollistëve nuk janë të pa dëgjuara pasi ka ndodhur që lojtarët janë sulmuar  në fushë gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli.

Të tjera

Abissnet