Albright tregon se çfarë i tha Clinton në ditën kur vendosën që të ndërhyjë NATO në Kosovë

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright ka thënë se ndjehet e lumtur  që është prezentë në Kosovë.

“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë e rëndë… Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë”, ka thënë Albright.

Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

“Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi në mbrëmje dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po e bëjmë gjënë e duhur, i thash po z.kryetar ne po e bëjmë gjënë e duhur…”, ka deklaruar Albright.

“Lufta në Kosovë ka qenë një luftë barbare, ne e mbizotëruam se aleanca ishte e fort dhe ja dolëm se ishte e drejtë, fushata jonë ishte e vendosur në bazat e drejtësisë, sepse populli shiqptar po largohje dhe dëbohej edhe përgjigja jonë ishte JO”, tha ajo.

Ajo ka treguar kohën kur ishte në kamp ku ishin dëbuar mbi 20 mijë shqiptarë.

“Më kujtohet në tokën me shumë pluhur, ku ishin 20 mijë të dëbuar, dhe një fëmijë po e mbante letrën që dëshironte të kthehej në Kosovë dhe i thash se kur të ktheheni NATO do të jetë aty për të garantuar një jetë normale. Kosova ishte më në fund e lirë. Koha kishte ardhur të filloj një kohë e re për Kosovën dhe për rajonin”, tha Albright.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet