Albana Vokshi: Protesto kundër dhunës ndaj gazetarëve

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Rendaldo Salianji. Teksa ka dashur të marrë një prononcim nga kryeprokurorja Arta Marku, gazetari është shtyrë nga badigardi i saj dhe e ka shtyrë e dhunuar, siç shprehet Vokshi. Ndërsa, për këtë rast Vokshi kërkon të protestohet, pasi pa media të lirë nuk ka demokraci.

Satatusi i plotë:

PROTESTO KUNDËR DHUNËS NDAJ GAZETARËVE!!
PA MEDIA TË LIRË NUK KA DEMOKRACI!!!
Bodyguard-ët e Kryeprokurores dhunojnë gazetarin në detyre te Klan Plus, Renaldo Salianji.

Cdo ditë gazetarët po ndeshen me dhunën e shtetit, dhunën policore, shantazhet me padi nga Rama, dhunën dhe kërcenimet ne jetë nga Kryebashkiakët e Edi Ramës.
Nuk arrijnë dot “të vënë me shpatulla pas muri” krimin, por dhunojnë gazetaret.
Drejtesinë e kapur, po e lëshojnë nervat cdo ditë dhe nuk i durojnë dot gazetarët e terrenit që bëjnë vetëm punën e tyre.
Qeveria, deputetët dhe institucionet e inkriminuara i duan të gjithë pushtetet në shërbim të tyre.
#ProtestoPërMediaTëLirë
#ProtestoKundërDhunësNdajGazetarëve
#ShqipëriaSiEuropa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet